Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me dominim të intervaleve me diell dhe vranësira lokale gjatë ditës.
Gjatë orëve të pasdites parashihen zhvillime të vranësirave, të cilat në disa zona të izoluara mund të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
Megjithatë, reshjet pritet të jenë të kufizuara dhe të karakterit lokal, ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të mbetet nën ndikimin e motit të ngrohtë dhe të qëndrueshëm.
Temperaturat do të vazhdojnë të rriten, me vlerat minimale rreth 12°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 31°C, duke e bërë të mërkurën një nga ditët më të nxehta të javës.

