Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata Supreme i reagon Perparim Rames për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Qendra Info by Qendra Info
09/10/2026
in Lajme
0
Rama godet VV-në për “Ishullin Urban”: “Kush po don me pa Kosovën si Kandahar, tregojuni qytetarëve”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar lidhur me paralajmërimin për protestë të punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), të cilët po përballen me vonesa në marrjen e pagave për shkak të bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes.

Në një sqarim publik, Gjykata bëri të ditur se lënda që lidhet me këtë kontest është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026, me numrin E. Rev. nr. 49/2026, dhe aktualisht është në shqyrtim.

Gjykata Supreme ka shprehur mirëkuptim për shqetësimet e punëtorëve, por ka theksuar se trajtimi i çështjeve gjyqësore bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Përcaktimi i prioriteteve për shqyrtimin e lëndëve bëhet në pajtim me dispozitat ligjore përkatëse, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe të barabartë të palëve”, thuhet në sqarim.

Sa i përket kohës kur mund të përfundojë shqyrtimi i rastit, Gjykata ka bërë të ditur se nuk mund të japë një afat paraprak për vendimmarrjen.

“Çdo vendimmarrje do të merret në bazë të ligjit dhe të rrethanave të çështjes, në ushtrim të pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore”, thekson Gjykata Supreme.

Apel për respektimin e pavarësisë së gjyqësorit

Gjykata ka rikujtuar se qytetarët dhe punëtorët kanë të drejtë t’i shprehin shqetësimet e tyre përmes protestave paqësore dhe në përputhje me ligjin.

Megjithatë, ajo ka theksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe të shmangies së veprimeve që mund të perceptohen si presion ndaj procesit të vendimmarrjes.

“Gjykata Supreme mbetet e përkushtuar në ushtrimin e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, duke siguruar që çdo lëndë të trajtohet sipas ligjit, me paanshmëri dhe në përputhje me standardet e administrimit të drejtësisë”, thuhet në reagimin e institucionit.

Kontesti gjyqësor lidhet me bllokimin e llogarive bankare të NPB-së, situatë që, sipas informacioneve të bëra publike, ka pamundësuar ekzekutimin e pagave për punëtorët e ndërmarrjes.

Related

Previous Post

Austri: Deri në 825 euro ndihmë për udhëtimin drejt punës, aplikimet përfundojnë më 31 tetor

Next Post

Shqipëria drejt BE-së: Dritë jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama flet për investime dhe punësim

Next Post
Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në, Rama merr pjesë në Konferencën IX Ndërqeveritare në Bruksel

Shqipëria drejt BE-së: Dritë jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama flet për investime dhe punësim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.