Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Goditet mafia shqiptare në Ekuador, arrestohet “arkëtari” që dyshohet se menaxhonte milionat e kokainës

Qendra Info by Qendra Info
24/08/2026
in Lajme
0
Goditet mafia shqiptare në Ekuador, arrestohet “arkëtari” që dyshohet se menaxhonte milionat e kokainës
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet ekuadoriane kanë arrestuar një person të dyshuar si operator financiar i një rrjeti kriminal të lidhur me mafian shqiptare, i cili dyshohet se organizonte trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Ekuadori drejt Evropës.

Bëhet fjalë për Pablo Adrián H. T., i njohur me nofkën “Caballo”, i arrestuar gjatë një operacioni ushtarak në komunën La Maná, në provincën Cotopaxi.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest për trafik droge, ndërsa ai po hetohet gjithashtu për pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Dyshohet se menaxhonte financat e rrjetit

Ushtria e Ekuadorit e përshkruan “Caballo”-n si operatorin financiar të dyshuar të një organizate shqiptare, e cila merrej me dërgimin e sasive të mëdha të kokainës nga portet ekuadoriane drejt Evropës.

Pas arrestimit në La Maná, ai u transferua në Quevedo, në provincën Los Ríos, ku iu dorëzua autoriteteve për procedurat gjyqësore.

Zona ku u zhvillua operacioni konsiderohet një korridor i rëndësishëm për organizatat kriminale, ndërsa prej muajsh ndodhet nën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të nivelit të lartë të kriminalitetit dhe dhunës.

Autoritetet e lidhin me rrjetin e Dritan Gjikës

Autoritetet ekuadoriane e lidhin të arrestuarin me rrjetin kriminal që, sipas tyre, drejtohej në Ekuador nga shqiptari Dritan Gjika.

Gjika u arrestua në vitin 2025 në Abu Dhabi, ndërsa emri i tij është rikthyer së fundmi edhe në hetimet e SPAK-ut në Shqipëri.

Sipas SPAK-ut, Gjika dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar të kokainës dhe pastrim parash. Hetimet kanë në fokus një rrjet që dyshohet se trafikonte sasi të mëdha droge drejt Evropës dhe pastronte të ardhurat përmes bizneseve dhe investimeve.

Rrjeti dyshohet se ka pastruar mbi 43 milionë dollarë

Sipas autoriteteve ekuadoriane, Gjika kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 dhe më pas kishte krijuar një strukturë kriminale që dyshohet se vepronte në Ekuador dhe Spanjë.

Rrjeti dyshohet se dërgonte kokainë drejt Holandës, Belgjikës dhe Spanjës, duke përdorur kompani të ligjshme për pastrimin e parave dhe fshehjen e aktivitetit kriminal.

Autoritetet ekuadoriane vlerësojnë se organizata dyshohet të ketë pastruar më shumë se 43 milionë dollarë.

Ndërkohë, në Shqipëri, SPAK e ka lidhur Gjikën me një rrjet më të gjerë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas prokurorisë, në këtë rrjet dyshohet se kanë pasur rol edhe persona të tjerë të njohur të botës së krimit.

Hetimet, të nisura në vitin 2020 dhe të mbështetura edhe në komunikimet e aplikacionit SKY ECC, pretendojnë se rrjeti ka futur në Evropë rreth 50 tonë kokainë gjatë viteve 2019–2021. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar afro 9 tonë kokainë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë sekuestruar 491 pasuri, me vlerë të përllogaritur rreth 150 milionë euro.

Ky nuk është rasti i parë gjatë këtij viti që autoritetet ekuadoriane godasin persona të dyshuar për lidhje me rrjete shqiptare të trafikut të kokainës. Në mars, një gjykatë urdhëroi arrestimin e 14 personave të dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë që dyshohet se transportonte kokainë drejt Evropës, të fshehur në kontejnerë mallrash.

Related

Previous Post

Zbulohet një lokacion i rëndësishëm për personat e zhdukur në Zubin Potok, dyshohet për mbetje të së paku 23 personave

Next Post

SHBA përgatisin sanksione të ashpra ndaj Iranit, Trump: “Irani po shembet plotësisht”

Next Post
Administrata Trump zbut kufizimet për eksportin e AI-së së Anthropic, por mban të bllokuar modelin Fable 5

SHBA përgatisin sanksione të ashpra ndaj Iranit, Trump: “Irani po shembet plotësisht”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.