Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zbulohet një lokacion i rëndësishëm për personat e zhdukur në Zubin Potok, dyshohet për mbetje të së paku 23 personave

Qendra Info by Qendra Info
24/08/2026
in Lajme
0
Zbulohet një lokacion i rëndësishëm për personat e zhdukur në Zubin Potok, dyshohet për mbetje të së paku 23 personave
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është prezantuar raporti përmbledhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur lidhur me gërmimet katërjavore të zhvilluara në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Në prezantimin e raportit mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili bëri të ditur se gjatë gërmimeve janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që vlerësohet se u përkasin së paku 23 personave.

Sipas Kurtit, dyshohet se bëhet fjalë për viktima të zhdukjes me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Numri i mbetjeve mortore të gjetura përkon me atë që njihet si “Grupi i intelektualëve”, megjithatë identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar.

“Procesi i identifikimit në tërësi mund të marrë edhe disa muaj kohë, andaj vetëm atëherë do të mund të flasim me saktësi të plotë se për kë bëhet fjalë dhe, bashkë me familjet, t’u japim një lamtumirë dinjitoze dhe nga një varr me emër e mbiemër”, tha Kurti.

Kurti: Familjet kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë

Kryeministri në detyrë e cilësoi si jashtëzakonisht të dhimbshme pritjen shumëvjeçare të familjeve të personave të zhdukur, duke theksuar se ato kërkojnë jo vetëm zbardhjen e fatit të të afërmve, por edhe drejtësi.

Kurti akuzoi Serbinë se vazhdon të mos bashkëpunojë sa duhet në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, duke e lidhur këtë me mos-hapjen e arkivave shtetërore dhe klasifikimin e dokumenteve që mund të ndihmonin në hetimin e rasteve.

Ai kërkoi nga faktori ndërkombëtar që të shtojë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023.

Kërkohet hapja e arkivave të Ushtrisë së Jugosllavisë

Kurti përsëriti veçanërisht kërkesën për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, për të cilën tha se ka qenë e përfshirë në masakra gjatë luftës në Kosovë, veçanërisht në Drenicë.

Sipas tij, dokumentacioni i kësaj brigade është klasifikuar për një periudhë 30-vjeçare.

“Familjet që kanë pritur 27 dhe 28 vjet, nuk mund dënohen me pritje, ankth e dhimbje, edhe për 18 vjet të tjera”, tha Kurti.

Ai kërkoi që dokumentet të bëhen publike tani, në vitin 2026, dhe jo të mbeten të klasifikuara deri në vitin 2044.

“Dosjet e arkivuara dhe të klasifikuara të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, duhet të hapen tash nga shteti i Serbisë, pra sivjet, në vitin 2026, e jo në vitin 2044”, theksoi kryeministri në detyrë.

Identifikimi i mbetjeve të gjetura në Zubin Potok pritet të kërkojë analiza të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa vetëm pas përfundimit të këtij procesi do të mund të konfirmohet zyrtarisht identiteti i viktimave.

Related

Previous Post

Rrustem Mustafa: “Koha për të lëvizur përpara është tani”

Next Post

Goditet mafia shqiptare në Ekuador, arrestohet “arkëtari” që dyshohet se menaxhonte milionat e kokainës

Next Post
Goditet mafia shqiptare në Ekuador, arrestohet “arkëtari” që dyshohet se menaxhonte milionat e kokainës

Goditet mafia shqiptare në Ekuador, arrestohet “arkëtari” që dyshohet se menaxhonte milionat e kokainës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.