Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hamza: Nuk është çështje emrash, nënkryetarët e Kuvendit përcaktohen sipas Kushtetutës

Qendra Info by Qendra Info
10/09/2026
in Lajme
0
Hamza pret në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohje e veçantë, Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se mosmarrëveshja për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nuk lidhet me emrat e kandidatëve, por me respektimin e Kushtetutës dhe rregullave për përfaqësimin e subjekteve politike.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Debat Plus”, Hamza tha se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe se postet e nënkryetarëve u takojnë subjekteve politike sipas radhës së përcaktuar me Kushtetutë.

“E din ai [Kurti] qëndrimin e PDK-së, ia kam bërë shumë të qartë. Është e rregulluar me Kushtetutë kujt i takojnë nënkryetarët. Janë poste që iu takojnë subjekteve politike sipas radhës, qysh janë zgjedhur në të kaluarën, dhe kjo e ka logjikën e vet. Me i pasë opozita numrat është pozitë”, deklaroi Hamza.

I pyetur nëse duhet të diskutohet për ndryshimin e emrave të kandidatëve për nënkryetarë, kryetari i PDK-së tha se kjo nuk është çështje emrash.

“Nuk është çështje emrash kjo. Nuk janë ata që e përcaktojnë kush ka me qenë nënkryetar nga radhët e PDK-së”, tha ai.

Hamza e cilësoi kundërshtimin ndaj kandidatëve të propozuar si një “gjetje të re”, përmes së cilës, sipas tij, po vazhdohet vakuumi institucional.

“Kjo është një gjetje e re e tyre për me vazhdu këtë vakum institucional, me dëmtu shtetin e qytetarët e Kosovës, me rezultatet e dobëta në arsim, me gjitha problemet që ia ka shkaktu vendit, që tri vite thuajse duke e mbajtur vendin të bllokuar”, deklaroi Hamza.

Ai përsëriti se PDK-ja e konsideron respektimin e rregullave kushtetuese dhe të rendit të përfaqësimit politik si bazë për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.Burimi: Debat plus tv.Dukagjini.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Next Post

Bajrami LVV-së: “Me votat e kujt janë zgjedhur Dërguti dhe Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?”

Next Post
Drita e gjelbër për ZRRE-në, Bajrami: Kurti me politika ku fitojnë vëllau i Luan Dalipit, NOA dhe Vukhamoviqi

Bajrami LVV-së: “Me votat e kujt janë zgjedhur Dërguti dhe Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.