Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haradinaj: LVV-ja qëllimisht e dogji afatin kushtetues, Kosova ka hyrë në situatë të rrezikshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht ka tejkaluar afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se vendi ka hyrë në një situatë të rrezikshme dhe kërkoi veprime për ruajtjen e rendit kushtetues.

Qendra Info by Qendra Info
08/08/2026
in Lajme
0
Haradinaj: Mbrëmë fitoi Kushtetuta dhe ligji përballë Albin Kurtit.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me tejkalimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka bërë këtë qëllimisht.

Haradinaj tha se Kosova tashmë ndodhet në një situatë të rrezikshme dhe se veprimet e ardhshme politike dhe institucionale duhet të synojnë ruajtjen e kushtetutshmërisë.

Ai bëri të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në seancën konstituive, pavarësisht faktit se afati kushtetues është tejkaluar.

“Ajo që është më e keqja është se Kurti, Albulena e të tjerët, qëllimshëm ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues për t’i zgjedhur institucionet”, deklaroi Haradinaj para hyrjes në Kuvend.

Sipas tij, tani duhet të shqyrtohen me kujdes hapat e ardhshëm për të dalë nga situata e krijuar.

“Si do të dalim nga kjo, do të merremi me kujdes… Të shohim si mund ta nxjerrim vendin nga situata e re e krijuar, për nxjerrjen e institucioneve. Kemi hyrë në situatë të rrezikshme”, tha ai.

Haradinaj theksoi se zhvillimet e fundit kanë pasoja në planin kushtetues dhe se veprimet politike duhet të jenë të orientuara drejt respektimit të rendit juridik.

“Kjo që ka ndodhur ka pasoja kushtetuese. Veprimet e ardhshme duhet të ndihmojnë në ruajtjen e kushtetutshmërisë”, u shpreh Haradinaj.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet brenda afatit 30-ditor dhe seanca është caktuar të vazhdojë sot në orën 11:00.

Related

Previous Post

“Edhe fuqia ajrore ka kufijtë e saj”, gjenerali amerikan i kërkon Trumpit rrugëdalje nga lufta me Iranin

Next Post

Hoxhaj: Do të marrim pjesë në seancën konstituive, bojkoti do të ishte gabim

Next Post
Enver Hoxhaj: Mbrëmë u takova me Bedri Hamzën, nuk kemi asnjë keqkuptim

Hoxhaj: Do të marrim pjesë në seancën konstituive, bojkoti do të ishte gabim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.