Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë në Malishevë, ku ka marrë pjesë në një tubim me mbështetës të partisë dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini.
Haradinaj tha se takimi u zhvillua në një atmosferë mbështetjeje për Aleancën, duke theksuar se në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarë dhe miq me të cilët, siç u shpreh ai, ka ndarë rrugëtimin gjatë luftës për liri dhe në ditët e para të shtetndërtimit.
“Bashkë do të vazhdojmë angazhimet tona për Kosovën e sigurt dhe të zhvilluar”, deklaroi Haradinaj.
Ai shtoi se bashkëpunimi dhe përvoja e përbashkët mbeten bazë për vazhdimin e angazhimit politik të Aleancës në të ardhmen.

