Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haxhiu pas dënimeve në Hagë: “Kosova është me ju, fjala e fundit juridike nuk është thënë”

Qendra Info by Qendra Info
16/09/2026
in Lajme
0
Vdekja e Eqrem Kryeziut, Haxhiu me mesazh prekës: “Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Haxhiu i ka cilësuar dënimet si “goditje të rëndë” për familjet e tyre dhe si një ditë të rëndë për Kosovën dhe kombin shqiptar.

“Aktgjykimi i sotëm dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë një goditje e rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka kujtuar periudhën e luftës në Kosovë dhe krimet e kryera nga regjimi i Serbisë ndaj popullsisë civile shqiptare.

“Kosova e ka përjetuar mbi vete dhunën e një aparati shtetëror që vrau civilë, kreu masakra, dëboi qindra mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe la pas mijëra të vrarë e të zhdukur. Kjo përvojë është pjesë e pashlyeshme e kujtesës së Kosovës dhe të kombit shqiptar”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka shprehur solidaritet me familjet e katër ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se procesi juridik nuk ka përfunduar.

“Mendimet e mia janë, para së gjithash, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Prej vitesh ato mbajnë barrën e mungesës, pritjes dhe pasigurisë. Dënimet e sotme e bëjnë këtë barrë edhe më të rëndë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo u ka bërë thirrje familjeve që të qëndrojnë të forta, duke theksuar se e drejta e ankimit është pjesë e procesit gjyqësor.

“Atyre ua përcjell nga Kosova një porosi: qëndroni të fortë, Kosova është me ju. Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka mbrojtur gjithashtu karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimtare. Ajo lindi përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë natyrën e asaj lufte dhe as të zhbëjë të drejtën e një populli për të luftuar për lirinë e vet”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, Haxhiu ka thënë se respekti për drejtësinë nuk duhet të nënkuptojë heshtje ndaj përpjekjeve për, siç shprehet ajo, “ta shtrembëruar historinë”.

“Këtë qartësi e presim edhe nga miqtë dhe aleatët tanë”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Haxhiu ka bërë thirrje për qetësi, dinjitet dhe bashkim.

“Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë”, ka shkruar ajo.

Ajo e ka përmbyllur reagimin me mesazhin se Kosova do ta përballojë edhe këtë situatë duke i qëndruar, sipas saj, besnike drejtësisë, lirisë dhe së vërtetës së saj.

“Sepse aktgjykimet nuk mund ta gjykojnë historinë e një populli as nuk mund ta rishkruajnë atë”, ka përfunduar Haxhiu.

Related

Previous Post

Haga dënon me 81 vite burgim katër ish-krerët e UÇK-së – nga 25 vite për Thaçin e Krasniqin

Next Post

PDK pas aktgjykimit në Hagë: “Vendimi i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon”

Next Post
Përafërsisht 500 mijë euro për reklamime e mbi 100 mijë euro për gjoba, këto janë shpenzimet e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

PDK pas aktgjykimit në Hagë: “Vendimi i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.