Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Haziri për identifikimin e të zhdukurve: Pas 27 vitesh, u zbardh një prej krimeve ndaj intelektualëve

Qendra Info by Qendra Info
20/09/2026
in Lajme
0
“Haziri akuzon Kurtin: Vendi po shkon në zgjedhje të reja”
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lutfi Haziri ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Sali Mziut, të zhdukur prej më shumë se 27 vitesh.

Në ditët kur Kosova po shënon përpjekjet për të konfirmuar se “Liria ka Emër”, ka ardhur lajmi për identifikimin e disa prej viktimave të krimeve të luftës ndaj grupit të intelektualëve dhe veprimtarëve që udhëhoqën rezistencën në Skënderaj, Drenicë dhe Mitrovicë.

Përmes një reagimi, Haziri ka bërë të ditur se në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Idriz Rrecaj, kryetar dhe udhëheqës i LDK-së në Skënderaj dhe Drenicë, si dhe Adem Beqiri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Sipas Hazirit, ata ishin veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare dhe ishin në krye të rezistencës dhe kryengritjes për liri në Skënderaj e Mitrovicë. Në mesin e të identifikuarve janë edhe mbetjet mortore të bashkëveprimtarit të tyre, Sali Mziut.

“Ata ishin veprimtarë e patriotë, idealistë e kontributdhënës të mëdhenj për liri e pavarësi, të cilët, me shembullin e tyre, na mësuan se si duhet atdheu”, ka shkruar Haziri.

Ai e ka përshkruar si të gjatë rrugën 27-vjeçare të pritjes për familjet dhe të afërmit e të zhdukurve.

“Rrugë e gjatë 27-vjeçare me mallin e pritjes. E zbuluam heroizmin tuaj e mizorinë ndaj jush. Shpirtrat e tyre bëjnë dritë në Republikën për të cilën u flijuan”, ka shkruar Haziri.

Në fund të reagimit, ai ka shprehur nderimin për të vrarët:

“Lavdi e përjetshme!”

Related

Previous Post

Turqia mbështet sigurinë e Arabisë Saudite, Fidan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë ushtarake

Next Post

Parlamenti Studentor thërret në marshin e 21 shtatorit kundër vendimit të Speciales

Next Post
Parlamenti Studentor thërret në marshin e 21 shtatorit kundër vendimit të Speciales

Parlamenti Studentor thërret në marshin e 21 shtatorit kundër vendimit të Speciales

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.