Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hoxhaj: LVV po i shmanget kontrollit parlamentar, është suspenduar ideja e Republikës parlamentare

Qendra Info by Qendra Info
09/08/2026
in Lajme
0
Enver Hoxhaj: Mbrëmë u takova me Bedri Hamzën, nuk kemi asnjë keqkuptim
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po tenton t’i shmanget kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare, duke thënë se funksionimi i Republikës parlamentare në Kosovë është dëmtuar gjatë dy viteve të fundit.

Hoxhaj tha se pushteti aktual nuk po lejon funksionimin e duhur të mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera publike.

Sipas tij, Vetëvendosje, e cila dikur ishte në opozitë, tani që është në pushtet po përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë që sjell qeverisja në një sistem parlamentar.

“Partia e parë në pushtet, e cila dikur në opozitë nuk na ka lënë neve të qeverisim përmes metodave të dhunshme, partia në pushtet sot nuk po do të qeverisë kur është në qeveri, po do t’i ikë kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj: Nuk ka mbikëqyrje ndaj Qeverisë dhe sektorëve të rëndësishëm

Deputeti i PDK-së kritikoi mungesën e mekanizmave efektivë të kontrollit parlamentar ndaj Qeverisë, agjencive publike dhe sektorëve që ai i konsideron me rëndësi të veçantë për funksionimin e shtetit.

“Që dy vjet e ke një vend i cili nuk ka mbikëqyrje parlamentare as të Qeverisë, as të sektorëve më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të shoqërisë, as të agjencive të caktuara publike, sepse është suspenduar ideja e një Republike parlamentare”, tha ai në Klan Kosova.

Hoxhaj tha se në këtë situatë PDK-ja dhe subjektet e tjera politike duhet të rikthehen, sipas tij, në rolin e tyre institucional dhe historik për mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Prandaj, unë mendoj që PDK dhe çdo subjekt tjetër politik duhet të rikthehet në rolin e saj historik dhe roli i saj historik është që ta mbrojmë demokracinë, ta mbrojmë sundimin e ligjit”, përfundoi Hoxhaj.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë të tensionuar politike në Kosovë, ku funksionimi i institucioneve dhe roli i Kuvendit në kontrollin e pushtetit ekzekutiv janë bërë pjesë e debatit të gjerë politik.

Related

Previous Post

Gjendja në kufijtë e Kosovës: Kolona deri në 100 metra në disa pika

Next Post

Thatësira dhe vala e të nxehtit godasin Evropën Qendrore, Hungaria e Rumania përballen me krizë energjetike

Next Post
Thatësira dhe vala e të nxehtit godasin Evropën Qendrore, Hungaria e Rumania përballen me krizë energjetike

Thatësira dhe vala e të nxehtit godasin Evropën Qendrore, Hungaria e Rumania përballen me krizë energjetike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.