Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hykmete Bajrami kërkon anulimin e Testit të Maturës: Testi ka humbur besueshmërinë

Qendra Info by Qendra Info
20/06/2026
in Lajme
0
Bajrami për rënien nga sistemi të tri blloqeve të Kosovës A: Sot gjysmën e rrymës e importojmë, kështu lulëzon mafia energjetike
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e Testit të Maturës, duke vlerësuar se procesi ka humbur besueshmërinë dhe nuk po garanton vlerësim të drejtë të nxënësve.

Përmes një reagimi publik, Bajrami tha se rrjedhja e pyetjeve dhe përgjigjeve të testit në rrjetet sociale është bërë një problem i përsëritur prej vitesh, duke dëmtuar rëndë integritetin e testimit.

“Nëse nuk ki mundësi me organizu si duhet, anuloje”, ka deklaruar ajo.

Sipas Bajramit, tash e gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim – publikimi i testit menjëherë pas fillimit të provimit, gjë që sipas saj po favorizon kopjimin në vend të dijes.

Ajo theksoi se, fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk po dalin nxënësit që kanë mësuar më shumë, por ata që arrijnë të kopjojnë më shumë.

“Testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin. Kjo është padrejtësi ndaj mijëra nxënësve të vyeshëm që kanë punuar me vite”, u shpreh Bajrami.

Deputetja e LDK-së vlerësoi se ky nuk është më vetëm problem i organizimit teknik të një testi, por një çështje që prek drejtpërdrejt drejtësinë në arsim dhe procesin e regjistrimit në fakultete.

Sipas saj, kur kopjimi bëhet rruga më e lehtë drejt suksesit, nxënësit e ndershëm penalizohen.

Bajrami shtoi se është koha që të pranohet realiteti se testi i maturës e ka humbur funksionin e tij dhe duhet të zëvendësohet me një sistem tjetër vlerësimi.

Ajo propozon që vlerësimi i nxënësve të bazohet në suksesin e arritur gjatë gjithë shkollimit fillor dhe të mesëm, e jo në një test që, sipas saj, manipulohet lehtësisht.

“Arsimi nuk mund të ndërtohet mbi kopjim. Ministër, dil dhe merr përgjegjësi”, përfundoi Bajrami.

Related

Previous Post

Armëpushimi SHBA-Iran në rrezik, Teherani kërcënon me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.