Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hykmete Bajrami paralajmëron kandidaturën në LDK: “Nëse ka garë fer dhe të hapur, do të jem njëra prej kandidateve”

Qendra Info by Qendra Info
08/09/2026
in Lajme
0
Drita e gjelbër për ZRRE-në, Bajrami: Kurti me politika ku fitojnë vëllau i Luan Dalipit, NOA dhe Vukhamoviqi
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se mund të jetë pjesë e garës për një pozitë udhëheqëse brenda partisë në zgjedhjet e ardhshme të brendshme.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Bajrami deklaroi se, nëse kushtet për një garë të drejtë dhe të hapur plotësohen, ajo do të jetë njëra prej kandidateve.

“Në qoftë se nuk ka ndryshime pozitive, në situatën në të cilën jemi, nëse ka garë fer dhe të hapur unë do të jem njëra prej kandidateve”, deklaroi Bajrami.

Bajrami: Nuk do të kandidoja për kryeministre nëse LDK-në do ta udhëhiqte dikush tjetër

Bajrami tha gjithashtu se nuk do ta pranonte të ishte kandidate e LDK-së për kryeministre nëse partia do të udhëhiqej nga një person tjetër.

“Nuk do të pranoja që të isha kandidate e LDK-së për kryeministre në qoftë se partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër”, deklaroi ajo.

Sipas Bajramit, zhvillimet aktuale politike nuk duhet të ndërlidhen me zgjedhjet e ardhshme të brendshme të LDK-së, të cilat, sipas planifikimeve të përmendura prej saj, pritet të zhvillohen në shtator ose nëntor të vitit 2027.

Bajrami: Kam pasur disa oferta për t’iu bashkuar Vetëvendosjes

Gjatë intervistës, deputetja e LDK-së foli edhe për raportet e saj me Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë të ditur se ndër vite kishte marrë oferta për t’iu bashkuar kësaj partie.

“Unë kam pasur oferta para disa viteve, disa herë me hy në Vetëvendosje. Nuk jam unë në Vetëvendosje, jam në LDK”, tha Bajrami.

Ajo theksoi se, pavarësisht ofertave, ka zgjedhur të qëndrojë në LDK dhe se nuk vepron sipas udhëzimeve apo porosive të të tjerëve.

“Por nuk kam hy në Lëvizjen Vetëvendosje. Unë nuk jam Lëvizja Vetëvendosje, unë jam Lidhja Demokratike e Kosovës. Unë nuk lexoj fjalime që m’i shkrun dikush. Unë nuk flas me porosi. Unë nuk dirigjona prej mesazheve”, deklaroi ajo.

“Nuk është hera e parë që deputetët e ndajnë votën”

Bajrami u shpreh gjithashtu se mospajtimet apo votimet ndryshe brenda një partie nuk janë dukuri e re në politikën kosovare.

“Nuk është hera e parë, bre, që deputetët e ndajnë votën. Po na kemi pas raste kur pikërisht kjo zonja që folëm më herët, kryeministrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ka votu”, tha Bajrami.

Deklaratat e saj vijnë në kohën kur brenda LDK-së pritet të zhvillohet një proces i ri i zgjedhjeve të brendshme, ndërsa Bajrami ka lënë të hapur mundësinë që të jetë pjesë e garës.Burimi:https://klankosova.tv/

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Next Post

Konjufca për nderimin e Ratko Mlladiqit në Serbi: “Akt i turpit të thellë moral dhe politik”

Next Post
Konjufca me telefona të rinj si ushtrues detyre? MPJD jep tender 25 mijë euro.

Konjufca për nderimin e Ratko Mlladiqit në Serbi: “Akt i turpit të thellë moral dhe politik”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.