Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Konjufca për nderimin e Ratko Mlladiqit në Serbi: “Akt i turpit të thellë moral dhe politik”

Qendra Info by Qendra Info
08/09/2026
in Lajme
0
Konjufca me telefona të rinj si ushtrues detyre? MPJD jep tender 25 mijë euro.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër ndaj nderimeve shtetërore që Serbia i ka bërë ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Konjufca i ka cilësuar nderimet ushtarake dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisë serbe në ceremonitë për Mlladiqin si një akt të glorifikimit institucional të një personi të dënuar për gjenocid.

“Nderimet ushtarake që iu bënë Ratko Mlladiqit, së bashku me pjesëmarrjen e ministrave të qeverisë në nderimin e tij, përbëjnë një akt të glorifikimit institucional të një njeriu të dënuar për gjenocid. Kjo është zgjedhja që Beogradi bëri sot”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca kritikon udhëheqjen politike të Serbisë

Konjufca e ka lidhur këtë veprim me atë që ai e konsideron si vazhdimësi të politikave nacionaliste të viteve ’90 në Serbi.

Ai ka përmendur edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se ai kishte shërbyer si ministër i Informacionit gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Dekada më vonë, shteti serb vazhdon t’u japë legjitimitet figurave dhe narrativave të rrënjosura në të njëjtën politikë të spastrimit etnik, zgjerimit territorial dhe mizorive masive që shkatërruan rajonin tonë në vitet ’90”, ka deklaruar Konjufca.

Sipas tij, nderimi i Mlladiqit nga institucionet shtetërore tregon se Serbia ende nuk është përballur plotësisht me trashëgiminë politike të luftërave të viteve ’90.

“Nderimi i Mlladiqit përmes institucioneve shtetërore tregon se sa shumë nga ajo trashëgimi politike Serbia ende refuzon ta përballet”, ka shkruar ai.

“Kosova qëndron me viktimat e Srebrenicës”

Konjufca ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin boshnjak, viktimat dhe të mbijetuarit e gjenocidit të Srebrenicës, si dhe me familjet e viktimave të luftës në Bosnje e Hercegovinë.

“Kosova qëndron me popullin boshnjak, me viktimat e të mbijetuarit e Srebrenicës dhe me të gjithë familjet, vuajtja e të cilave nuk mund të pajtohet kurrë me glorifikimin e atyre që janë përgjegjës për këto krime”, ka shkruar Konjufca.

Në fund, ai ka theksuar se, sipas tij, pajtimi dhe perspektiva evropiane e rajonit nuk mund të ndërtohen pa përballje me të kaluarën.

“Nuk mund të ketë pajtim të vërtetë pa të vërtetën dhe as një të ardhme të besueshme evropiane të ndërtuar mbi nderimin e autorëve të krimeve që tronditën ndërgjegjen e njerëzimit”, ka përfunduar Konjufca.

Related

Previous Post

Hykmete Bajrami paralajmëron kandidaturën në LDK: “Nëse ka garë fer dhe të hapur, do të jem njëra prej kandidateve”

Next Post

Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është Prishtina 2030

Next Post
Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është Prishtina 2030

Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është Prishtina 2030

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.