Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Sport

Interi përballë Barcelonës: Inzaghi optimist para sfidës gjysmëfinale në Champions

30/04/2025
in Sport
Reading Time: 2 mins read
Interi përballë Barcelonës: Inzaghi optimist para sfidës gjysmëfinale në Champions
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Interi do të përballet sot në transfertë me Barcelonën në një sfidë gjysmëfinale të shumëpritur në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht një jave jo të mirë për skuadrën zikaltër, trajneri Simone Inzaghi shfaqet optimist dhe i vendosur për të mos lënë që rezultatet e fundit të zbehin rrugëtimin e tij katërvjeçar me klubin.

“Në këto katër vite kemi bërë gjëra madhështore. Java e fundit nuk e fshin dot punën e madhe që kemi bërë. Edhe pse në tri ndeshjet e fundit nuk arritëm më të mirën, jemi ende në garë për objektiva të mëdhenj”, deklaroi Inzaghi në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Trajneri italian nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përballjes me një klub të kalibrit të Barcelonës, duke e quajtur atë një nga ekipet më të organizuara dhe të kompletuara në botë. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne kemi entuziazëm të madh. Barça është ndoshta skuadra më e mirë në botë, por ne kemi respekt, jo frikë,” tha ai.

Situata në skuadër dhe opsionet për formacionin

Lidhur me gjendjen e skuadrës, Inzaghi konfirmoi se sulmuesi Turam është kthyer në stërvitje me ekipin dhe ka dhënë sinjale pozitive, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë gati për të nisur nga minuta e parë. Në rast mungese të tij, alternativa janë Taremi dhe Arnautoviç.

Në mbrojtje, Pavar nuk do të jetë i gatshëm, ndërsa trajneri mund të zgjedhë mes Bisekut, Darmianit dhe De Vrij për të mbushur boshllëkun. Ai shtoi se edhe Dimarko është rikuperuar dhe është në formë për të luajtur nga fillimi.

Ambiciet dhe sfida me dëmtimet

Inzaghi pranoi se dëmtimet kanë qenë një problem për Interin në këtë periudhë, por theksoi se skuadra është në formë të mirë fizike, sidomos pas paraqitjes kundër Bayernit. “Kemi kaluar 7 ditë nga ajo ndeshje ku fiziku ynë ishte në nivel të lartë. Tani, ambicia jonë është që të jemi gjithmonë në nivelet më të larta,” u shpreh ai.

Sipas trajnerit zikaltër, edhe pse kampionati nuk varet më nga Interi, në Champions League skuadra është mes katër më të mirave të kontinentit dhe e meriton plotësisht këtë status. “E kemi nisur këtë rrugëtim që nga shtatori dhe kemi dhënë gjithçka. Jemi të fokusuar dhe të gatshëm për këtë sfidë të madhe,” përfundoi Inzaghi.

Related

Previous Post

Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Next Post

Marrëveshja e mineraleve mes SHBA-së dhe Ukrainës gati për nënshkrim – A do të zhbllokojë kjo ndihmën ushtarake?

Next Post
Bilanci i Trump/ 100 ditët e presidentit që po trondit botën

Marrëveshja e mineraleve mes SHBA-së dhe Ukrainës gati për nënshkrim – A do të zhbllokojë kjo ndihmën ushtarake?

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

01/07/2025
Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

Kandidati i LDK`së Ismajli: Gjilani ka nevojë për udhëheqje të ndershme, jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

01/07/2025
Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

01/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info