Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
28/07/2026
in Category
0
Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe pas rigjykimit, e ka shpallur fajtor Shaqir Lutvijën dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim për akuzën për krime lufte në Prizren.

Aktgjykimi u shpall të martën nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Kujtim Krasniqi, me anëtarët Violeta Namani-Hajra dhe Rrahman Beqiri.

Gjykata ka bërë të ditur se në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa kjo masë do të vazhdojë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Lutvija është obliguar të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht 400 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda 30 ditësh përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Lutvija akuzohej se gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, ka marrë pjesë në veprime represive ndaj popullatës civile shqiptare.

Ai akuzohej për vrasje, arrestime, rrahje, maltretime dhe trajtim çnjerëzor të të arrestuarve gjatë luftës në Kosovë.

Gjykata Themelore kishte shpallur edhe më herët aktgjykim dënues ndaj Lutvijës me 10 vjet burgim, por Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Lutvija gjatë seancës fillestare ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që i viheshin në barrë.

Related

Previous Post

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij.

Next Post

A po vjen fundi i platformave “për gjithçka”? AI po ndryshon mënyrën si ndërtojmë aplikacione.

Next Post
A po vjen fundi i platformave “për gjithçka”? AI po ndryshon mënyrën si ndërtojmë aplikacione.

A po vjen fundi i platformave "për gjithçka"? AI po ndryshon mënyrën si ndërtojmë aplikacione.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.