Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ismaili akuzon Vitiën për promovimin e joprofesionistëve në shëndetësi: Po e vjedhin sistemin

Qendra Info by Qendra Info
13/11/2026
in Lajme
0
Ismaili akuzon Vitiën për promovimin e joprofesionistëve në shëndetësi: Po e vjedhin sistemin
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, duke e akuzuar se po promovon persona që, sipas tij, nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale për pozitat që mbajnë në sistemin shëndetësor.

Gjatë seancës së Kuvendit, Ismaili ka deklaruar se persona të tillë po e dëmtojnë dhe po e keqpërdorin sistemin shëndetësor në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ai ka thënë se për këto pretendime posedon fakte dhe se është i gatshëm t’i paraqesë ato në çdo kohë.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë sqarime lidhur me mungesën e barit palbociclib në Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit 2026, duke thënë se kjo është shkaktuar nga rritja e kërkesës për këtë medikament dhe dështimi i tenderit të parë për furnizim.

Vitia: Kërkesa për palbociclib u dyfishua

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetes së PDK-së, Sala Jashari, gjatë interpelancës për vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe për mungesën e barnave onkologjike, Vitia tha se palbociclib është përfshirë për herë të parë në Listën e Barnave Esenciale në vitin 2025.

Sipas tij, pas përfshirjes në këtë listë, Ministria e Shëndetësisë kishte nisur procedurat për sigurimin e medikamentit, duke planifikuar fillimisht furnizimin për 40 pacientë.

Vitia bëri të ditur se kontrata e parë për këtë bar ishte nënshkruar më 17 korrik 2025, ndërsa furnizimi i parë kishte arritur në Barnatoren Qendrore në Çekukë në mesin e muajit gusht të po atij viti.

Ai tha se kërkesa ishte më e madhe se planifikimi fillestar, pasi pacientët që më parë e siguronin medikamentin privatisht, pas përfshirjes së tij në Listën e Barnave Esenciale, kishin filluar ta kërkonin atë në Klinikën e Onkologjisë.

Vitia ia atribuon vonesat mungesës së buxhetit dhe dështimit të tenderit

Ministri tha se procedurat për furnizim të ri ishin ndikuar edhe nga zhvillimet politike dhe vonesat në miratimin e buxhetit.

Sipas tij, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, buxheti ishte miratuar pa rishikimin e planifikuar, ndërsa shpërndarja e Kuvendit në prill dhe procesi zgjedhor i 7 qershorit kishin pamundësuar procedimin e mëtejshëm të kërkesave buxhetore.

Vitia deklaroi se kontrata ekzistuese ishte shpenzuar në masën 130 për qind brenda vetëm nëntë muajve, për shkak të rritjes së numrit të pacientëve që kishin nevojë për këtë medikament.

Ai shtoi se, pas hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit dhe transferimit të mjeteve, Ministria kishte nisur procedurat e reja të prokurimit.

Megjithatë, tenderi i parë kishte dështuar për shkak se nuk kishte pasur asnjë ofertues. Pas kësaj, sipas Vitisë, ishte hapur një procedurë e re e përshpejtuar.

Kontrata e re ishte nënshkruar më 30 korrik 2026, ndërsa furnizimi në Barnatoren Qendrore kishte filluar më 18 gusht të këtij viti.

Vitia pranon se furnizimi me barna nuk ishte në nivelin e viteve paraprake

Ministri pranoi se gjatë vitit 2026 furnizimi me barna për nevojat e Klinikës së Onkologjisë nuk kishte qenë në nivelin e viteve 2024 dhe 2025.

Si shkaqe për këtë gjendje, ai përmendi mungesën e autorizimeve të marketingut për disa medikamente, vonesat në furnizim, dështimin e procedurave tenderike për shkak të mungesës së ofertuesve, si dhe rastet kur ofertat kishin tejkaluar çmimet e parashikuara në listën zyrtare të barnave.

Në fund të diskutimit, deputeti Uran Ismaili iu drejtua ministrit Vitia duke përsëritur akuzat e tij dhe duke theksuar se posedon dëshmi për pretendimet e ngritura.

“I kam faktet, që mund t’i paraqes në çdo kohë”, deklaroi Ismaili.

Related

Previous Post

Rritje pagash në Austri nga viti 2027: Punonjësit e kujdesit dhe shërbimeve sociale përfitojnë deri në 700 euro më shumë në vit

Next Post

39 vende europiane i vendosin kusht Rusisë: Bisedimet për sigurinë vetëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Next Post
39 vende europiane i vendosin kusht Rusisë: Bisedimet për sigurinë vetëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë

39 vende europiane i vendosin kusht Rusisë: Bisedimet për sigurinë vetëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.