E hëna në Kosovë do të nisë me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet shtim i vranësirave.
Sipas parashikimit, në disa zona të vendit do të zhvillohen reshje lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, ndaj nuk pritet të përfshijnë të gjithë territorin.
Temperaturat do të mbeten të këndshme verore, me maksimale deri në 30°C, ndërsa moti do të mbetet i ngrohtë pavarësisht zhvillimeve të pasdites.

