E hëna në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm, me intervale me diell dhe zhvillime të vranësirave gjatë ditës.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të fuqizohen, duke krijuar kushte për rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër në disa zona të izoluara të vendit.
Reshjet nuk pritet të përfshijnë të gjithë territorin, por do të jenë të karakterit lokal, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit do të ketë edhe intervale me diell.
Temperaturat do të lëvizin nga 14°C në orët e mëngjesit deri në 31°C gjatë ditës.

