Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut i bashkohen sistemit të pagesave të shpejta në nëntor, Serbia mbetet jashtë

Qendra Info by Qendra Info
27/07/2026
in Lajme
0
BQE mund të ulë sërish normat e interesit në tetor

Image: 178831738, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no

0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do t’i bashkohen në muajin nëntor platformës evropiane të pagesave të shpejta TIPS (Target Instant Payment Settlement), një sistem që mundëson kryerjen e transfertave të parave në kohë reale.

Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane gjatë një konference për media në Frankfurt, ku ajo përgëzoi edhe Bankën Qendrore të Bosnjë e Hercegovinës dhe të Malit të Zi për vënien në funksion të platformës më herët gjatë kësaj jave.

“Pres me padurim një nisje të ngjashme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat pritet t’i bashkohen platformës në nëntor, duke bërë që të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë nismë të jenë pjesë e saj”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, Serbia do të mbetet jashtë këtij sistemi.

Platforma TIPS mundëson që transfertat bankare të realizohen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Sistemi synon të përshpejtojë qarkullimin e parasë, të ulë kostot e transaksioneve dhe të zvogëlojë përdorimin e parasë fizike.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm është mundësia e kryerjes së pagesave përmes kodeve QR, një alternativë që konsiderohet më ekonomike krahasuar me përdorimin e kartave bankare apo terminaleve POS.

Përfshirja e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në këtë platformë pritet të lehtësojë pagesat elektronike dhe të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare në rajon.

Related

Previous Post

Java nis me mot të paqëndrueshëm në Kosovë, pasdite priten rrebeshe lokale dhe vetëtima

Next Post

MIT: Të hënën nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë

Next Post
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë nga Sot

MIT: Të hënën nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.