Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se të hënën, më 27 korrik, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare meteorologjike, për ditën e nesërme nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
MIT bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve të motit dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.
Ky vendim vlen për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
