Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kapet me 45 kg kokainë në Itali, arrestohet shqiptari

Qendra Info by Qendra Info
01/05/2026
in Lajme
0
Kapet me 45 kg kokainë në Itali, arrestohet shqiptari
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Itali, pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe kokaine të fshehur në automjetin e tij.

Gjatë operacionit policor, janë sekuestruar rreth 45 kilogramë lëndë narkotike, me një vlerë që në tregun e zi arrin mbi 2 milionë euro.

Sipas mediave italiane, droga ishte e ndarë në rreth 40 pako, secila me peshë rreth 1 kilogram. Kontrolli i mëtejshëm në banesën e të arrestuarit dhe në një automjet tjetër në pronësi të tij çoi në zbulimin e një kilogrami shtesë kokainë dhe rreth 10 mijë euro para të gatshme.

Operacioni u zhvillua në autostradën A1, në segmentin mes qyteteve Lodi dhe Piacenza, më 10 prill, ndërsa rasti u bë publik vetëm më 30 prill.

Autoritetet bëjnë të ditur se ky është sekuestrimi i dytë i madh i kokainës në këtë zonë brenda pak javësh, duke theksuar intensifikimin e kontrolleve ndaj trafikut të drogës në rrugët kryesore të vendit.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa pritet të zbardhen edhe lidhjet e mundshme të të arrestuarit me rrjete të tjera kriminale.

Related

Previous Post

PD pa garë për kreun: Berisha kandidat i vetëm, skualifikohen rivalët

Next Post

Ymeri: Qeveria Kurti ka pasur agjendë për rritjen e importit të energjisë

Next Post
Ymeri: Kurti po shtantazhon për president, nuk e votoj as Konjufcën dhe asnjë kandidat tjetër të VV-së

Ymeri: Qeveria Kurti ka pasur agjendë për rritjen e importit të energjisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.