Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 1 shtator 2026, do të kryhen punime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik.
Për shkak të këtyre punimeve, në disa zona të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Prishtinë
- 10:00–15:30: Breznicë, Kozaricë dhe Barilevë – mirëmbajtje preventive dhe eliminim i defekteve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
- 10:00–11:00: Shkabaj, një pjesë e Mazgitit, një pjesë e Obiliqit, Reforma dhe Al Petrol – testim i mbrojtjes rele.
- 11:00–12:00: Stacioni i pompave në Milloshevë – testim i mbrojtjes rele.
- 12:00–13:00: Montingu, Bërnica dhe disa biznese e familje në këtë zonë – testim i mbrojtjes rele.
- 10:00–13:00: Enti Higjienik, Qendra Kardiale e Kosovës, Instituti i Forenzikës Psikiatrike dhe N.T.P. Jeta – fazimi i daljes dhe realizimi i unazës.
- 10:00–11:00: Berto, Pompa Sherifi, Llazarev Kulla dhe Preoci 1 – testim i mbrojtjes rele.
- 11:00–12:00: Stanofc i Ulët dhe i Epërm, Lumi i Madh, Prugovci, Millosheva dhe zona përreth – testim i mbrojtjes rele.
- 12:00–13:00: Milloshevë, Babin Movc, Graçë, Stanofc Kaqanollët dhe disa biznese – testim i mbrojtjes rele.
- 13:00–14:00: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotin, Strovc, Zhilivodë, Beçuk dhe një pjesë e Milloshevës – testim i mbrojtjes rele.
- 14:00–15:00: Mazgit, Prestreshët, Boshnjakët, Klinakët, Ujësjellësi, Berishtë dhe zona përreth Fakultetit të Gazetarisë – testim i mbrojtjes rele.
Pejë
Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ketë ndërprerje në disa rrugë dhe fshatra të zonës së Fushës së Pejës, përfshirë Bllagajn, Katundin e Ri, Llabjanin, Nabërgjanin, Nakëllin, Qungurin, Qyshkun, Treboviqin, Vitomiricën dhe Zahaqin.
Arsyeja është mirëmbajtja preventive dhe eliminimi i defekteve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
Prizren
Në Reqan, nga ora 10:30 deri në 15:30, do të ketë ndërprerje për shkak të punimeve për shtrirjen e kabllos së tensionit të ulët sipas projektit.
Ferizaj
Nga ora 09:00 deri në 11:00 do të ndërpritet furnizimi në Babushin e Muhaxherëve, Gadimen e Ulët, Gadimen e Lartë, Vrellë dhe Plitkoviq.
Arsyeja: demontimi i një shtylle të rrjetit 10 kV.
Mitrovicë
- 09:00–18:00: Shupkovc, Kçiq i Vogël dhe Kçiq i Madh – mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
- 10:00–15:30: Llausha, Rakinica, Kopiliqi i Epërm, Kllodernica, Turiqefci, Buroja, Vojniku, Izbica, Ozrimi, Kopiliqi i Ulët dhe Aqareva – mirëmbajtje preventive dhe eliminim i defekteve të identifikuara nga inspektimi me dron.
Gjakovë
Nga ora 08:30 deri në 11:30 do të ketë ndërprerje në disa zona të Malishevës dhe fshatra përreth, përfshirë Bublin, Burimin, Carallukën, Damanekun, Gurbardhën, Llapçevën, Lubizhdën, Lumnishtën, Mirushën, Mrasorin, Panorcin dhe Turjakën.
Arsyeja është eliminimi i pikave të dobëta të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
Gjilan
Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ketë ndërprerje në Gërmovë, Goshicë, Sadovinë e Jerlive, Verban, Dëbellde, Buzovik, Binqë, Shushtë dhe një pjesë të Kabashit.
Arsyeja: pastrimi i trasesë.
KEDS ka bërë të ditur se ndërprerjet lidhen me punime të planifikuara në rrjet dhe mund të përfundojnë më herët, varësisht nga ecuria e punimeve.

