Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se nesër, më 30 tetor 2025, do të zhvillohen punime të domosdoshme në rrjetin elektrik, që do të sjellin ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa rajone të vendit, përfshirë Pejën, Prishtinën, Ferizajn, Gjakovën, Prizrenin dhe Mitrovicën.
Pejë
Nga NS 35/10kV Peja II, energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 07:30 deri në 10:30 për rrugët Ali Pashë Tepelena, Avdyl Frashëri, Dr. Nuredin Çeku, Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq dhe Shaban Spahija, si dhe një pjesë e lagjes Halil Turku.
Ndërprerja bëhet për punime në lidhëset kabllovike dhe për siguri të rrjetit.
Nga TS 110/10(20)kV Peja 2, ndërprerje do të ketë në daljen 10kV J01 Loxha nga ora 10:00 deri në 15:30, që do të ndikojë në zonat Loxha, Graboc, Raushiq, Strellc i Ulët, Lubeniq e Zagerma. Punimet kanë për qëllim eleminimin e defekteve dhe gjetjeve nga inspektimet me dron.
Prishtinë
Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7, energjia do të ndërpritet në disa zona nga ora 09:00 deri në 17:00. Pa rrymë do të mbesin rrugët Gazmend Zajmi, Mitrovica, Anton Çeta, Rexhep Mala dhe Tringë Smajli, si dhe pjesë të rrugëve Holger Petersen, Hyzri Talla, Hajrulla Abdullahu, Enver Maloku dhe Ganimete Tërbeshi.
Sipas KEDS-it, ndërprerja bëhet për realizimin e lidhëseve sipas zgjidhjeve teknike të miratuara.
Ferizaj
Në TS 35/10kV Magure, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 17:00, duke prekur fshatrat Magure, Medvevc, Dobraje, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torinë dhe Gllanicë.
KEDS njofton se punimet janë pjesë e projekteve investive për zëvendësimin e pajisjeve të vjetra me pajisje të reja moderne.
Gjakovë
Nga NS 35/10kV Gjakova I, do të ketë disa ndërprerje nga ora 09:00 deri në 18:00 në daljet Ponosheci, Dobroshi dhe Ereniku. Pa energji do të mbesin fshatrat Babaj Bokës, Dallashaj, Mejë, Rracaj, Shishman, Smolicë, si dhe disa pjesë të rrugëve Dedë Gjon Luli, Pashko Vasa dhe Lekë Dukagjini.
Ndërprerjet lidhen me kalimin e linjave në sistemin 20kV si pjesë e modernizimit të rrjetit.
Prizren
Në këtë qytet, ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 deri në 15:30 në zonat Gorozhub, Mile, Plane dhe një pjesë të Zhurit, për shkak të vendosjes së shtyllave dhe përçuesve të rinj.
Ndërkohë, nga NS Dragash, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji do të jenë fshatrat Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg dhe Zaplluxhe, për shkak të punimeve në ngritjen e shtyllave në tension të mesëm.
Mitrovicë
Në TS 110/10kV Vushtrria 2, ndërprerja do të zgjasë nga ora 13:00 deri në 16:00 dhe do të prekë pjesërisht fshatrat Debërllukë dhe Smrekonicë, si dhe disa nënstacione lokale si TS Eset Uka, Deberllukë 1 dhe 2, Smrekonicë-Pompat dhe TS Idrizi.
Ndërprerja bëhet për punime nga pala e tretë dhe për përmirësimin e sigurisë së sistemit elektrik.
KEDS ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët dhe u ka bërë thirrje që gjatë periudhës së ndërprerjeve të shmangin përdorimin e pajisjeve elektrike të ndjeshme, derisa furnizimi të rikthehet në normalitet.

