Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, e hënë, 17 gusht, do të realizohen punime për sigurinë e sistemit energjetik dhe projekte investive.
Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete të Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Ky është orari i ndërprerjeve sipas rajoneve:
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 35/10 kV Koliqi do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV J09 Grashticë–Radashec, nga ora 10:00 deri në 15:30.
- Vendet: Grashticë dhe Radashec.
- Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminimi i defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron, si dhe pastrimi i trasesë.
Nga NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV Parku II, nga ora 13:00 deri në 14:00.
- Vendi: Parku II.
- Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Po nga NS 35/10 kV Parku i Biznesit:
- Dalja 10 kV Parku I, nga ora 13:00 deri në 14:00.
- Vendi: Parku I.
- Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit:
- Dalja 10 kV J05 Ish-Llapushnik, nga ora 12:00 deri në 13:00.
- Vendi: J05 Rezervë.
- Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Punime në projekte investive
Nga NS 110/10 kV Prishtina 6 do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV Qyteteza Pejton 2, nga ora 08:30 deri në 18:00.
- Vendet: Një pjesë e rrugës Gjorgj Bush, rruga Justiniani, një pjesë e rrugës J. Zejnullahu dhe një pjesë e rrugës Johan V. Hahn.
- Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit, përfshirë konvertimin e daljes nga niveli i tensionit 10 kV në 20 kV.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 (H04) do të ndërpritet LP 35 kV Zhur–Dragash (H01), ndërsa pa tension do të mbesin të gjitha daljet 35 kV dhe 10 kV, nga ora 09:00 deri në 12:00.
Ndërprerja do të prekë një numër të madh lokalitetesh, përfshirë:
Glloboçicën, Krushevën, Kukjanin, Lubovishtën, Mlikën, Orqushën, Restelicën, Vranishtën, Zlipotokun, Blaçin, Brodosanën, Buzezin, Kukun, Kuklibegun, Zaplluxhën, Bellobradin, Brrutin, Kaprenë, Kosovën, Plavën, Pllajnikun, Shajnën, Xërxën, Zgatarin, Zymit të Sharrit, Breznën, Buçen, Kërstecin, Rapqën e Epërme, Rapqën e Poshtme, Rrencin, Brodin, Baçkën, Dikancën, Leshtanin, Radeshen, Shkozën dhe Zhurin, si dhe zona të tjera të përfshira në rrjetin përkatës.
Ndërprerja prek edhe disa biznese dhe objekte, përfshirë “Remateks” SH.A., “RENELUAL TAHIRI” SH.P.K., Bechtel-Enka – GP Uzgur Yilmaz, “FRIGO FOOD E.I.” SH.P.K. dhe “EUROKOS J.H.” SH.P.K.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele dhe realizimi i punimeve sipas projektit elektrik të aprovuar.
Nga NS 35/10 kV Dragashi do të ndërpritet:
- LP 35 kV Eurokos, nga ora 12:00 deri në 13:00.
- Vendi: H.C. “EUROKOS J.H.” SH.P.K. në Mlikë.
- Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Nga TS 35/10 kV Dikanca do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV Radesha, nga ora 10:00 deri në 15:30.
- Vendet: Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radeshë.
- Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminimi i defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron, si dhe pastrimi i trasesë.
Ferizaj
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10 kV Shtërpca do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV J08 Brodi–Gotovusha, nga ora 10:00 deri në 15:30.
- Vendet: Një pjesë e Shtërpcës te Shkolla, OSBE-ja, Bitia e Ulët, Bitia e Epërme, Shushica, Paloj, Gotovusha, Drekoci, Viça, Firaj dhe Brodi.
- Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminimi i defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron dhe pastrimi i trasesë.
Punime nga pala e tretë
Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV J02 – Fshatrat, nga ora 09:00 deri në 13:00.
- Vendet: Sojevë, Bibaj, Tankosiq, Tankosiq te Metali i Ri, Zllatar dhe Mirosalë.
- Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit elektrik të aprovuar.
Gjilan
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 35/10 kV Kllokoti do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV Kllokot, nga ora 09:00 deri në 13:00.
- Vendet: Budrikë e Epërme, një pjesë e Budrikës, Gjylekar, një pjesë e Kllokotit, Radivojc dhe Remnik.
- Arsyeja: Intervenim në rrjet dhe vendosja e shtyllave të reja.
Punime nga pala e tretë
Nga NS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërpritet:
- Dalja 10 kV J18 Industriali, nga ora 09:00 deri në 14:00.
- Vendet: Zona përgjatë rrugës së Bujanocit, përfshirë disa pika të furnizimit të bizneseve dhe objekteve private, ndër të tjera TS-Elmaku, Vali-Ahmeti, MB-Agro-Hemerci, Tafa Petrol, Remi Petrol, Kosova Comercial, Evropa, MB Progresi, Muja, Bunari, MB Gezimi, Kroni dhe Hib Petrol.
- Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit elektrik të aprovuar.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve në këto zona që të kenë parasysh oraret e ndërprerjeve dhe të marrin masat e nevojshme për aktivitetet e tyre gjatë kohës së punimeve.

