Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike të premten – këto janë zonat që preken

Qendra Info by Qendra Info
14/08/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, e premte, 14 gusht 2026, do të zhvillohen punime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik.

Si pasojë e punimeve, në disa zona të Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës dhe Gjilanit do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

KEDS ka bërë të ditur se ndërprerjet lidhen me punime investive, mirëmbajtje preventive, testime të mbrojtjes rele, si dhe punime të realizuara nga palë të treta.

Prishtinë

BP Home Village – nga ora 11:00 deri në 14:30

Nga TS 110/10(20) kV Prishtina 7 do të ndërpritet stabilimenti BP Home Village, ndërsa pa energji do të mbeten konsumatorët-bizneset Shpari dhe Alberti.

Arsyeja: Instalimi i transformatorëve toroidal.

Qyteza Pejton – nga ora 08:30 deri në 18:00

Nga NS 110/10 kV Prishtina 6 do të ndërpritet dalja 10 kV Qyteteza Pejton 2.

Pa energji do të mbetet një pjesë e rrugëve Gjorgj Bush, Justiniani, J. Zejnullahu dhe Johan V. Hahn.

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit në daljen Qyteza Pejton.

Përparimi – nga ora 08:30 deri në 18:00

Ndërprerja do të prekë një pjesë të rrugëve Tirana, Bill Klintoni dhe Robert Doll, si dhe disa adresa në rrugët Tirana, Mbreti Zog, Lidhja e Lezhës, Bekim Berisha dhe Bekim Fehmiu.

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit në daljen Qyteza Pejton.

Kodra e Trimave – nga ora 09:00 deri në 18:00

Ndërprerja do të përfshijë Kodrën e Trimave, Kolovicën e Re dhe Kolovicën e Vjetër.

Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe energjizimi i kabllove të reja të tensionit të mesëm.

Fusha e Pajtimit – nga ora 09:00 deri në 18:00

Pa energji do të mbetet rruga Haxhi Zeka.

Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe energjizimi i kabllove të reja të tensionit të mesëm.

Podujevë – nga ora 09:00 deri në 16:00

Nga TS 220/35/10(20) kV Podujeva do të ndërpritet dalja 10 kV J28 Podujeva 1.

Pa energji do të mbeten rruga Skënderbeu, një pjesë e rrugës Brigadat dhe Ujësjellësi i Qytetit.

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit elektrik të aprovuar.

Prizren

Shpenadia – nga ora 09:00 deri në 17:00

Ndërprerja do të prekë Serbicën, Trepeticën, Shpendinë, Velezhën dhe Çaparci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim për eliminimin e defekteve dhe gjetjeve nga inspektimi me dron.

Gjakovë

Malishevë dhe fshatrat përreth – nga ora 10:00 deri në 15:30

Nga NS 35/20 kV Malisheva do të ndërpritet dalja 20 kV J12 Dragobili.

Pa energji do të mbeten disa konsumatorë në rrugët Rilindja Kombëtare, Hamdi Berisha dhe Bedri Berisha, si dhe fshatrat:

Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.

Gjilan

Parteshi dhe zonat përreth – nga ora 10:00 deri në 15:30

Ndërprerja do të prekë Budrikën e Epërme, një pjesë të Budrikës, Cërnicën, një pjesë të Livoçit të Ulët, Nasalën dhe Parteshin.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.

Industrialja – nga ora 11:00 deri në 12:00

Ndërprerja do të prekë konsumatorët dhe objektet përgjatë rrugës së Bujanovcit, përfshirë disa pika dhe biznese në këtë zonë.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Albi Mall – nga ora 12:00 deri në 13:00

Pa energji do të mbetet Albi Mall.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Valon Titan – nga ora 13:00 deri në 14:00

Ndërprerja do të prekë Banesat Valoni Titan, objektin banesor Ramiz Thaqi, NTP Interkom, Banesat Vëllezërit Borovci dhe Banesat Swiss Invest.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Shtypshkronja – nga ora 10:00 deri në 16:00

Nga NS 35/110 kV Gjilani IV do të ndërpritet NS 10/0.4 kV Shtypshkronja.

Pa energji do të mbetet Shtypshkronja dhe një pjesë e rrugës Faruk Bardhi.

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit elektrik të aprovuar.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve në zonat e prekura që të kenë parasysh oraret e ndërprerjeve dhe të marrin masat e nevojshme gjatë kohës së punimeve.

Related

Previous Post

E premtja sjell mot më të freskët në Kosovë,

Next Post

LDK: Morëm pjesë në negociata për t’i dhënë institucione Kosovës, por oferta e VV-së ishte jodinjitoze

Next Post
“Mësimdhënësit pa mbështetje” – LDK kritika MAShT`it për nisjen e vitit të ri shkollor

LDK: Morëm pjesë në negociata për t’i dhënë institucione Kosovës, por oferta e VV-së ishte jodinjitoze

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.