Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 1 tetor 2026, do të kryhen punime të planifikuara për sigurinë e sistemit energjetik, projekte investive dhe punime nga palë të treta.
Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10 kV Mazgit do të ndërpritet dalja 10 kV Millosheva, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci dhe Graca.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenim për eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Punime nga pala e tretë
Nga TS Fushë Kosovë 110/35/10(20) kV do të ndërpritet dalja 10 kV J19 Albanat, nga ora 10:00 deri në 12:00.
Pa energji do të mbesin Bardhi i Madh, Pomozotini, rruga 1 Tetori, Sllatina, Sllatina e Vogël, rruga Bekim Fehmiu, Sllatina e Madhe, rruga e Aeroportit, zona e Xhamisë dhe rruga e Pejës.
Arsyeja: Montimi i trafostacionit për Jetullah Haxhiun, sipas PEE-së dhe projektit të aprovuar.
Pejë
Nga TS Klina 110/10 kV do të ndërpritet dalja 10 kV J11 Klinavci, nga ora 11:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin Gjurgjeviku i Vogël, Klinavci, Siçeva, Gjurgjeviku i Madh, Graboci, Ranoci, Cerovika, Kërnica, Jashanica, rruga Muharrem Kelmendi, Shtupeli, Binça, Leskoci, Grapci, rruga Bill Clinton, rruga Lidhja e Prizrenit, Krusheva e Vogël, Radullovci, Pataçani, Zllakuçani, Krusheva e Madhe, Berkovë, Gllareva, Rudica, Kosha, Jeronim De Rada, Leonard Palucaj dhe Ukë Zeneli.
Arsyeja: Vendosja e shtyllave të tensionit të mesëm.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/10 kV Theranda do të ndërpritet dalja 20 kV Mushtishti, nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
Punime në projekte investive
Nga TS Pirana 35/10 kV do të ndërpritet dalja 10 kV J13 Hasi II, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Pa energji do të mbesin Arta, Dedaj, Romaja, Lubishta e Hasit, Gjonaj, Kushnini, Bregu i Drinit, Lukinaj, Kabashi i Hasit, Mamushë, Kuku, Semetishti, Korisha, Krajku, L’Keni i Hasit, rruga Kuksi, Zhuri dhe Landovica.
Arsyeja: Ndërrimi i konzollave, izolatorëve dhe përçuesve në linjën ekzistuese.
Punime nga pala e tretë
Nga TS Pirana 35/10 kV do të ndërpritet dalja 10 kV J04 Komuna Mamushë, nga ora 11:30 deri në 16:30.
Pa energji do të mbesin Mamushë, Dedaj, Justiniani, Medvegja, Sërbica e Ulët, Zojzi, Greikoci, Planeja, Muhamet Çami, Caparci, Lasgush Poradeci, Nebregoshta, Nepërbishti, Randobrava dhe rruga Adem Jashari.
Arsyeja: Realizimi i Zgjidhjes Teknike për zhvendosjen e rrjetit 10 kV.
Ferizaj dhe Lipjan
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/35/10 kV Lipjani, në daljen 10 kV J12 Shkolla e Mesme “Adem Gllavica”, do të ketë ndërprerje në dy intervale: 12:00–12:30 dhe 15:30–16:00.
Pa energji do të mbesin rrugët Avdi Kelmendi, Zylfije Gashi, Lidhja e Prizrenit, Bajram Gashi, Skënderbeu, Fehmi Agani, Gjergj Fishta, Qamil Olluri, Hajredin Bajrami, Robert Gajdiku, Shtjefën Gjeçovi, Tahir Sinani, E Shqipërisë dhe Mbretër Zog.
Arsyeja: Ndërtimi i Qendrës Urgjente në qytetin e Lipjanit dhe QKMF-së.
Gjithashtu, nga dalja 10 kV J12 Shkolla e Mesme “Adem Gllavica” do të ndërpritet TS 10/0.4 kV Lipjan–4, Ambulanta, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Vendi: Ambulanta.
Arsyeja: Ndërtimi i Qendrës Urgjente në qytetin e Lipjanit dhe QKMF-së.
Mitrovicë
Nga TS 35/10 kV Shupkovci, në daljen 10 kV J06 Shala–Ndarës Linjor–Degëzimi Vidishiqit, do të ketë ndërprerje nga ora 10:00 deri në 15:30.
Pa energji do të mbesin:
- NS 10/0.4 kV Vidishiq
- NS 10/0.4 kV Vidishiq 2 – Shkolla
Vendi: Vidishiqi.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
Gjakovë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS Gjakova 2 110/10(20) kV do të ndërpritet dalja 10 kV J29 Qendra, nga ora 09:00 deri në 10:00.
Pa energji do të mbesin zona të rrugëve dhe lagjeve Skënderbeu, Tirana, Ismail Qemajli, Dol, Fan Noli, Nëna Terezë, Pashko Vasa, Sopot, Vogovë, Isa Boletini, Petro Nini Luarasi, Anton Çeta, Ali Ibra, Aleksandër Moisiu, Washington, Zona Industriale, Marin Barleti, Mbretëresha Teuta, UÇK, Shefki Shasivari, Abedin Tërbeshi, Mazllum Lakuci, Vëllezërit Frashëri, Ferhat Binishi, Tefik Çanga, Dërgut Vokshi, Pjetër Budi, Sylejman Vokshi dhe Mleqan.
Arsyeja: Kthimi i furnizimit të rregullt të LP 10 kV Konvikti, i cili aktualisht është i lidhur përkohësisht me LP 10 kV Qendra.
Punime në projekte investive
Nga TS Gjakova I 35/10(20) kV do të ndërpriten daljet 10 kV J01 Cermjani dhe 10 kV J02 Beci, nga ora 10:00 deri në 18:00.
Pa energji do të mbesin Bardhaniqi, Bubaveci, Cermjani, Raskova, Qerimi, Vraniqi, Doblibarja, Palabardha, Yll Morina, Bërdosana, Beci, Gërgoci, Ratkoci, Zhabeli, rruga Sadik Stavileci, Zhdrella, Kralani, Bare e Madhe, Bellacërka, Dobroshi, Jabllanica, Kodralia, Netiçi, Firza, Gërçina, Meqja, Osek Pasha, Dëshmorët e Lirisë, Trakaniqi, Mark Malota, Sopoti, Novosella e Epërme, Novosella e Ulët, Janoshi, Osek Hila, Hereçi, Carapatoku, Celina, rruga Lekë Dukagjini, rruga Washington, Koshara, Lugbunari, rruga Nëna Terezë, rruga Aleksandër Moisiu, rruga Pashko Vasa, Damjani dhe Dobrixha.
Arsyeja: Punime në rrjet.
Punime nga pala e tretë
Nga TS Xërxa 35/10 kV do të ndërpritet dalja 10 kV J05 Xërxa, nga ora 12:00 deri në 16:00.
Pa energji do të mbesin Celina, Xërxa, Xhelal Hajda–Toni, Radosta, rruga Lekë Dukagjini, Vrajaku, Banja dhe Rugova.
Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas PEE-së.
Gjilan dhe Kamenicë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Në TS Kamenica 110/10 kV, nga dalja 10 kV Strezovci–Stabiliment–Ajnovci, do të ndërpriten disa trafostacione nga ora 10:00 deri në 15:30.
Ndërprerja përfshin Meshinën, Buxhenicën, Strezocin, Bushincën, Tirincën, Bolecin, Carecin, Krilevën, Leshtarin, Vaganeshin, Kremenatën, Rahovicën, si dhe zona të tjera të furnizuara nga këto trafostacione.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenim për eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
KEDS ka njoftuar se punimet mund të përfundojnë edhe para orarit të paraparë, në varësi të ecurisë së tyre.

