Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Qendra Info by Qendra Info
03/10/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, si pasojë e punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit dhe ndërhyrjeve nga palë të treta.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin zona të komunave të Pejës, Gjilanit, si dhe disa zona të tjera të përfshira në punime.

Pejë – Junik

Për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit, nga NS 110/10 kV Deçani do të ndërpritet NS 10/0.4 kV Stabiliment në Drenoc, nga ora 09:00 deri në 15:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

Oda e Junikut, Lagjja 2, Lagjja 1, Junik Gaxherrtë, Junik Miroctë, Junik Gurëthyesi, Junikë Qendra, Junikë Vorret, Junikë Shkolla, Junikë Gacaferrtë, Junik Berishtë, Junik Neziri (Osmonaj), Junik Qestaj, Gjocaj, Prilep Kukalaj, Jasiqi, Junik Goqtë, Sllup Pompat, Junik Gjimnazi, FENIKS-ASH.P.K Armend Kamer Shabanaj, Junik – Krasniqë, Teqja e Madhe Sheh Xhaferi, Junik Shafrane, Junik Laxha Berisha, Gacaferi 2, Arasha, Hasan Lushi-Fabrika e Ujit dhe “FLUX” sh.p.k.

Vendet: Juniku, Gjocaj, Prilep Kukalaj dhe Jasiq.

Arsyeja: Shtrirja e kabllit në rrjetin nga TS Junik Shkolla drejt degëzimit për Teqe.

Mitrovicë

Për shkak të punimeve nga pala e tretë, nga TS 35/10 kV Ferizaj II do të ndërpritet dalja 10 kV Kosovatransi 2, nga ora 10:00 deri në 15:00.

Vendet: rruga “Emin Duraku”, rruga e Reqakut, rruga “Ahmet Kaçiku”, rruga “Naim Frashëri” dhe rruga “Sali Çeku”.

Arsyeja: Punime që duhet të kryhen sipas ZT-së së aprovuar.

Gjilan

Në TS 35/10 kV Gjilani II, nga dalja 10 kV Kfori do të ndërpritet NS 10/0.4 kV Xhamia e Medresesë, nga ora 09:00 deri në 15:00.

Vendi: rruga “28 Nëntori”.

Arsyeja: Punime në projektin N.26.06.02 “Xhamia e Medresesë”, për bartjen e konsumatorëve në rrjetin e ri.

Prishtinë – ndërprerjet e planifikuara për 5 tetor

KEDS ka paraparë edhe disa ndërprerje për datën 5 tetor në zonën e Prishtinës dhe rreth saj.

Nga TS 35/10 kV Mazgiti do të ndërpritet dalja 10 kV Shkabaj, nga ora 10:00 deri në 16:00.

Vendet: Shkabaj, një pjesë e Mazgitit, një pjesë e Obiliqit, Reforma dhe Al Petrol.

Arsyeja: Energjizimi i hyrje-daljes.

Nga NS 35/10 kV Koliqi do të ndërpritet dalja 10 kV J08 Keqekollë-Hajkobillë, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, si dhe intervenim për eliminimin e defekteve dhe gjetjeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Po nga NS 35/10 kV Koliqi do të ndërpritet edhe dalja 10 kV J09 Grashticë-Radashec, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Vendet: Grashticë dhe Radashec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenim në eliminimin e defekteve të evidentuara nga inspektimi me dron.

Nga NS 220/10 kV Drenasi do të ndërpritet dalja 10 kV J03 Baicë, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Vendet: Baincë, Domanek, Tërdevc dhe Abri.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasës.

Nga TS 35/10 kV Koliq do të ndërpritet dalja 10 kV J02 Sharbani, nga ora 10:00 deri në 11:00.

Vendet: Sharban, TS Sharban, TS Alshiqt, TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë, TS Vanovcë, TS Bellopojë 1, 2, 3 dhe 4, si dhe TS private në Bellopojë.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Nga NS 35/10 kV Koliqi do të ndërpritet dalja 10 kV J06 Koliqi, nga ora 11:00 deri në 12:00.

Vendet: Koliq, Ballaban dhe Nishevc.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Ndërkaq, nga NS 35/10 kV Koliqi do të ndërpritet dalja 10 kV Fabrika e Ujit Alpet, nga ora 12:00 deri në 13:00.

Vendi: Fabrika e Ujit – Alpet.

Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

Pejë – Leshan

Për punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, nga NS 110/10 kV Peja 2, në daljen 10 kV Leshani, do të ndërpritet degëzimi Gllaviqica nga ora 10:00 deri në 15:30.

Pa energji do të mbesin nënstacionet në Gllaviqicë, Leshan, Rosujë dhe zonat përreth, përfshirë:

Gllaviqicë e Reja, Asllan M. Dervishaj, Gllaviqica, Valon Sadiku, Naim Dakaj, Beton Plus, Rexhë Muqaj, NTSH Vranina, Laxha Krasniqi Gllaviqicë, Leshan UN, Leshan Lagjja Tahirmurat, Leshani I, Kerstovci, Betonjerka, Leshan B. Krasniqi Separacion, Leshani II te Xhamia, Hotel Shala, Ramun Debelasht, Ballkan Stone SH.P.K., Leshani 4, Shala Immobilien Bashkim Sh., Kliqin II, Laxha Shurdhaj Leshan, Jabllanicë e Leshanit G.TH, Kliqina 1, Pompat e Ujit Jabllanicë, Seperacioni Valdet Gashi, Rosujë e Reja Hysenaj, Rosujë Gurthyes, Rosujë e Vjetra, Rosuja 5 dhe Rosuj Janosht.

Vendet: Ramun, Gllaviqicë, Pavlan, Leshan, Leshan Fk.6026 02, Kërstoci, Kliqina, Rosuja dhe Jabllanica e Leshanit.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim për eliminimin e defekteve dhe gjetjeve nga inspektimi me dron, si dhe pastrim i trasës.

Pejë – punime nga pala e tretë

Nga TS Peja 2 110/10 kV do të ndërpritet dalja 10 kV J03 Leshani, nga ora 10:00 deri në 17:00.

Vendet: Brahim Nikçi, Gjin Gazuli, Gurakoc, Haxhi Zeka, Lumi i Bardhë, Leshan, Llabjanë, Zahaç, Sferkë, Sferkë e Thatë, Shaptej, Svircë, Qyshk, Ramun, Gllaviçicë, Konferenca e Bujanit, Pavlan, Vragoc, Gramaqel, Kërstovc, Krstovc, Kliqinë, Tranziti, Jabllanica e Leshanit, Klina, Bellopoj, Rosuja, Turjakë, Prilep, Terstenik, Lutogllavë dhe Ruhot.

Arsyeja: Punime sipas ZT-së së aprovuar.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve në këto zona që të kenë kujdes gjatë orarit të ndërprerjeve, ndërsa furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet pas përfundimit të punimeve.

Related

Previous Post

E shtuna me diell dhe mot të ngrohtë në Kosovë, mëngjesi i ftohtë

Next Post

Qeveria miraton kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Next Post
Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Jemi afër zgjidhjes së Presidentit, të mos shkojmë sërish në zgjedhje

Qeveria miraton kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.