Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Qendra Info by Qendra Info
08/10/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike gjatë ditës së enjte, 8 tetor 2026, në disa zona të Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Ndërprerjet janë planifikuar për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit, mirëmbajtjes preventive, verifikimit të daljeve, bartjes së rrjetit dhe punimeve nga palët e treta.

Prishtinë

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10 kV Llapushnik nga NS 220/10 kV Drenasi.

Pa energji do të mbeten Llapushniku, Orllati, Negrovci, Terpeza, Berisha, Novosella dhe Kleçka.

Arsyeja e ndërprerjes është mirëmbajtja preventive, pastrimi i trasesë dhe intervenimi për eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet edhe dalja 10 kV J03 Palaj nga TS 110/35/10 kV Palaj.

Ndërprerja prek Hamidin, Bivolakun, Kastriotin, Zhilivodin, Graçanicën, Hakif Dedincën, Lajthishtën, Leskocin, Haxhi Zekën, Mehmet Rexhën, Sibovcin, Katushnicën, Sibovcin e Ulët, Hadën, Hadën e Re, Haden – Lagjja Mirenve, Sharban – Mahalla e Brajshorëve, Shipitullën, Grabovcin e Ulët, Rexhep Mjekun, Grabocin, Grabocin e Epërm, rrugën Haxhi Hasani – Grabovc, rrugën 12 Qershori, rrugën Guri i Plakës, Miradinë e Epërme, Gllavotinën, Caravodicën, Palajn, Mazgitin e Ulët, Kastriotin e Vjetër, Hamit Thaqin, Iset Likovcin, Toplicën, Bella Vistën dhe zonën e Sibovcit në rrugën Lutfi Krasniqi.

Punimet bëhen për mirëmbajtje preventive dhe pastrim të trasesë.

Ndërkohë, nga ora 08:00 deri në 12:00 do të ndërpritet dalja 10 kV J20 Fushë Kosova II nga NS 110/35/10 kV Fushë Kosova 1.

Ndërprerja do të prekë një pjesë të qytetit të Fushë Kosovës. Arsyeja është verifikimi i daljeve.

Prizren

Nga ora 10:00 deri në 14:00 do të ndërpritet dalja 10 kV J16 KFORI Turk nga TS 35/10 kV Prizreni IV.

Pa energji do të mbeten rrugët Sali Bytyqi, Turgut Özal, Elbasani, Beteja e Lumës dhe Mbreti Pleurat.

KEDS ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punime nga palët e treta, sipas projektit përkatës.

Nga ora 09:00 deri në 14:00 do të ndërpritet dalja 10 kV J26 Zhupa nga TS 110/10 kV Prizreni 3.

Ndërprerja prek Manastiricën, Llokvicën, Neprogoshtën, Reçanin, Pllanjanën, Lubinjën e Epërme, Lubinjën e Ulët, Gornja Sellën, Mushnikovën, Prevallën, Hotel Sharri, si dhe zona të tjera të përfshira në këtë dalje.

Arsyeja është pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Nga ora 08:00 deri në 14:00 do të ndërpritet furnizimi me energji nga LP 10 kV J14 Kushtova, në kuadër të TS 110/10 kV Mitrovica 2.

Pa energji do të mbeten disa pika në territorin e Koshtovës, përfshirë TSSH Ortwein Blerim Ibrahimi, Koshtovë Seferi 2, Ferma Koshtovë, Koshtovë 5 (Seferi) dhe Lagjja Sadiku.

Arsyeja e ndërprerjes është bartja e rrjetit.

Gjakovë

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10 kV J10 Ponosheci-Dobroshi nga TS 35/20 kV Gjakova I.

Ndërprerja prek fshatrat Babaj i Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja është mirëmbajtja preventive dhe pastrimi i trasesë.

Gjilan – Kamenicë

Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ndërpritet dalja 10 kV Hogoshti–Stabilimenti Kopernicë–Degëzimi Sedllar nga NS 110/10 kV Kamenicë.

Ndërprerja prek një pjesë të Bujnocit dhe Dazhnicës, si dhe Hogoshtin, Kolloleqin, Kopërnicën, Kostandincën, Kradinellin, Lajçiqin, Lisockën, Marocën, Poliçkën, Shahiqin, Shipashnicën e Epërme dhe të Poshtme, Tërstenën, Velegllavën, Vriqecin, Xhyrishevcin dhe Zhujën.

Sipas KEDS-it, punimet bëhen për mirëmbajtje preventive, pastrim të trasesë dhe intervenim për eliminimin e defekteve dhe të gjeturave të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Related

Previous Post

E enjtja me mot të ngrohtë në Kosovë, më shumë vranësira dhe reshje lokale në Dukagjin

Next Post

Pas ish-shefit të BND-së, arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij – dyshohet se i dorëzoi rreth 2 mijë dokumente sekrete

Next Post
Pas ish-shefit të BND-së, arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij – dyshohet se i dorëzoi rreth 2 mijë dokumente sekrete

Pas ish-shefit të BND-së, arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij – dyshohet se i dorëzoi rreth 2 mijë dokumente sekrete

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.