Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas ish-shefit të BND-së, arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij – dyshohet se i dorëzoi rreth 2 mijë dokumente sekrete

Qendra Info by Qendra Info
08/10/2026
in Lajme
0
Pas ish-shefit të BND-së, arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij – dyshohet se i dorëzoi rreth 2 mijë dokumente sekrete
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit, autoritetet gjermane kanë arrestuar edhe ish-shefin e kabinetit të tij, Manfred D.

Manfred D., 64 vjeç, dyshohet se për vite me radhë ka përdorur pozitën e tij në BND për të siguruar dokumente të klasifikuara dhe për t’ia dorëzuar Hanningut në këmbim të pagesave. Sipas Prokurorisë Federale gjermane, marrëveshja mes tyre dyshohet se ka nisur në vitin 2010.

Hetuesit dyshojnë se Manfred D. i ka dorëzuar Hanningut rreth 2 mijë dokumente, një pjesë e konsiderueshme e të cilave përmbanin informacione konfidenciale të BND-së.

Hanning, i cili drejtoi shërbimin gjerman të inteligjencës nga viti 1998 deri në vitin 2005, dyshohet se e ka përdorur një pjesë të këtij informacioni për përgatitjen e analizave për shërbime të huaja inteligjence, në kuadër të aktivitetit të tij privat si konsulent.

Manfred D. akuzohet për ndihmë dhe bashkëpunim në tradhti ndaj shtetit dhe ndodhet në paraburgim.

Dy personat njihen që nga fundi i viteve ’90 dhe kanë punuar së bashku për shumë vite në BND, si dhe më vonë në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë.

Autoritetet gjermane po hetojnë se kujt i janë përcjellë informacionet e klasifikuara dhe nëse ato kanë përfunduar në duart e shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Ndërkohë, Azerbajxhani ka mohuar raportimet se Hanning mund të ketë pasur kontakte me një agjent të këtij shteti, duke deklaruar se hetimi nuk ka lidhje me Baku-n.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Next Post

Të gjithë minatorët e Trepçës dalin nga nëntoka

Next Post
Transportuan xehe jashtë orarit? Trepça suspendon dy punonjës.

Të gjithë minatorët e Trepçës dalin nga nëntoka

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.