KEDS ka njoftuar se të enjten, më 15 tetor 2026, do të realizohen punime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik, si dhe projekte investive në disa rajone të Kosovës. Ndërprerjet e planifikuara do të prekin lokalitete në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë dhe Gjilan.
Sipas njoftimit të Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ndërprerjet do të bëhen për shkak të punimeve në rrjet, mirëmbajtjes preventive, intervenimeve në defekte dhe përmirësimit të infrastrukturës energjetike.
Më poshtë gjeni orarin e ndërprerjeve sipas rajoneve dhe lokaliteteve.
Prishtinë
Nga ora 10:00 deri në 15:30
Lokalitetet: Stanovc i Ulët dhe i Epërm, Prugovc, Milloshevë, Lumi i Madh, Breznicë, Bajmovc, Babimoc, Azizi, Bakshi, Qendresa, Lebanë dhe Barilevë, përfshirë zonën te xhamia.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminim i defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron dhe pastrim i trasesë.
Nga ora 09:00 deri në 18:00
Lokalitetet: Vranidoll, Sallabajë, Majanc, Lupç i Ulët, Lupç i Epërm, Teneshdoll, Pirev, Prugovc, Besi, Barilevë dhe zona përreth.
Arsyeja: Punime në rrjet, në kuadër të projekteve investive.
Nga ora 09:00 deri në 18:00
Lokalitetet: Siboc i Poshtëm, Popovë, Penuh, Majac, Magjistrala, Lupç i Epërm, Lluzhan, Lluga, Llapashticë e Ulët, Konushevc, Godishnjak dhe Bello Pojë.
Arsyeja: Punime në rrjet.
Nga ora 10:00 deri në 14:00
Lokalitetet: Rruga “Fehmi Lladrovci”.
Arsyeja: Ndryshim i furnizimit në linjën 10 kV Termokosi, me kalimin nga kthina J33 në kthinën e re të instaluar J56.
Nga ora 10:00 deri në 14:00
Lokalitetet: Qendra Tregtare Xhevdet Doda dhe zona Lakrishte, te Dukagjini-Invest.
Arsyeja: Ndryshim i furnizimit në linjën 10 kV Termokosi dhe kalimi në kthinën e re të instaluar J56.
Pejë
Nga ora 10:00 deri në 12:00
Ndërprerja do të përfshijë disa nënstacione të lidhura me daljen 10 kV Kastrati nga TS Peja 2.
Lokalitetet: Gllaviçicë, Leshan, Pavlan, Vragoc, Gramaqel, Kërstovc, Kliqinë, Qyshk, Ramun, Jabllanicë e Leshanit, Klina, Bellopojë, Rosujë, Turjakë dhe Prilep, si dhe zona e separacionit dhe e gurthyesit.
Arsyeja: Kontrollimi i mbrojtjes rele.
Nga ora 10:00 deri në 15:00
Lokalitetet: UÇK-ja, rrugët “Salih Çeku”, “Gjin Gazuli”, “Beteja e Loxhës”, “Beteja e Kosharës”, “Ardian Krasniqi”, zona Dardania I dhe Lumi i Bardhë.
Arsyeja: Punime nga pala e tretë për krijimin e lidhëseve të kabllove.
Prizren
Nga ora 10:00 deri në 15:30
Lokalitetet: Struzhë, Stajkoc, Sredskë, Reçan, Prevallë, Pllanjan, Nebregoshtë, Mushnikovë, Manastiricë, Lubinjë e Poshtme, Lubinjë e Epërme, Llokvicë, Gornjasellë, Drajçiq dhe Bogushevc.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
Mitrovicë
Nga ora 10:00 deri në 15:30
Lokalitetet: Taraxhë, Shtruher, Shtitaricë, rruga e Drenicës, Pantinë, Oshlan, Novolan, Liqej, Galicë, Dubovcë, Dolak, Bukosh, Bruznik, Beqiq, Balincë, Ashlan dhe Akrashticë.
Arsyeja: Vendosja e shtyllave për mirëmbajtje preventive të sistemit energjetik.
Gjakovë
Nga ora 09:00 deri në 17:00
Lokalitetet: Sapniq dhe Bellacërkë.
Arsyeja: Ndërrimi i përçuesit dhe vendosja e konzollave, në kuadër të projekteve investive.
Gjilan
Nga ora 10:00 deri në 15:30
Lokalitetet: Bosce, Grizimë, Moçar, Bratilloc, rruga “Adem Jashari”, Feriqevë, Meshinë, Gmicë, Tugjec, Zajçec, Sllatina e Ulët dhe Svircë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminim i defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron dhe pastrim i trasesë.
Nga ora 10:00 deri në 15:00
Lokalitetet: Rruga e Cërnicës dhe Nasalë.
Arsyeja: Intervenim për eliminimin e defekteve të raportuara në rrjet.
KEDS u rekomandon konsumatorëve në zonat e përfshira që ta marrin parasysh orarin e punimeve dhe ndërprerjet e planifikuara gjatë ditës.

