Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 9 shtator 2026, do të zhvillohen punime në rrjet për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik.
Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit, ndërprerjet lidhen me testimin e mbrojtjes rele, pastrimin e trasesë, eliminimin e defekteve të evidentuara nga inspektimet me dron dhe projekte të ndryshme investive.
Prishtinë
Drenas – nga ora 10:00 deri në 11:00
Do të ndërpritet dalja 10 kV J03 Baicë (kodi: 16100008) nga NS 220/10 kV Drenasi.
Pa energji do të mbesin: Bainca, Abri, Tërdevci dhe Damaneku.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Drenas – nga ora 11:00 deri në 12:00
Do të ndërpritet dalja 10 kV J04 Poklek i Ri (kodi: 16100007) nga TS 35/10 kV Drenasi.
Pa energji do të mbesin: Poklek i Ri, Korretica e Ulët, Komoran Bashota, Komorani, Mulliri Komoran, Banesat Poklek dhe Hib Petrol Zabel.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Drenas – nga ora 12:00 deri në 13:00
Do të ndërpritet dalja 10 kV J05 Gurthyesi K. Drenicës (kodi: 16100052).
Pa energji do të mbetet: Gurthyesi.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Drenas – nga ora 13:00 deri në 14:00
Do të ndërpritet dalja 10 kV J11 Zabeli i Ulët (kodi: 16100005) nga NS 220/10 kV Drenasi.
Pa energji do të mbesin: Zabeli i Ulët, Komorani, Hib Petrol Llapushnik, Haxha dhe Hajdini Palace.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Palaj – nga ora 10:00 deri në 15:30
Do të ndërpritet dalja 10 kV Prilluzha (kodi: 18024003) nga TS 110/35/10 kV Palaj.
Pa energji do të mbesin: Fidanishte, Fidanishte Kastriot, Hashant, Elektro Monti, Palaj, një pjesë e Stanovcit të Ulët, Prilluzha, Lumi i Madh, Gllavotini, Bivolaku, Zhilivoda, Strovci dhe Bequku.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë.
Badovc – nga ora 12:30 deri në 17:00
Nga TS 110/35/10 kV Prishtina 1 (H02) dhe ardhja nga Artana (H03), pa tension do të mbesin të gjitha daljet 10 kV të NS 35/10 kV Badovci (H03).
Pa energji do të mbesin: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci, Hajvalia, Graçanica, Padalishta, zona te mbeturinat, Ibër-Lepenci dhe Lindja, Minierat e Kishnicës, Minierat e Kishnicës – Trepça N. Berde, Bejta Komerc Kishnicë, Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Terbuvci, Gushterica e Epërme, Shushica, Badovci i Ri, Metaliku-Janjevë, K.U.R. “Prishtina”, “GC Metal” SH.P.K. dhe Florin Imeri.
Arsyeja: Sigurimi i punës pa tension për ngritjen e shtyllës metalike (kapriatës), sipas ZT.
Pejë
Lumi i Bardhë – nga ora 10:00 deri në 15:00
Do të ndërpritet dalja 10 kV Lumi i Bardhë (kodi: 51000012) nga NS 110/10 kV Peja 2.
Pa energji do të mbesin: Gllaviqica, Jabllanica, Jabllanica e Leshanit, Kërstovci, Klinqina, Leshani, Llabjani, Ramuna, Rosuja, Sferka dhe Sferka e Thatë.
Arsyeja: Krijimi i lidhëseve në P05 për daljen Lumi i Bardhë.
Prizren
Poslishtë – nga ora 10:00 deri në 15:30
Do të ndërpritet dalja 10 kV Poslishta (kodi: 30035006) nga NS 35/10 kV Zhuri.
Pa energji do të mbesin: Grazhdaniku, Kobaja, Murademi, një pjesë e Nashecit, Poslishta dhe Vlashnja.
Arsyeja: Eliminimi i defekteve dhe gjetjeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
Greikoc – nga ora 11:00 deri në 15:15
Do të ndërpritet furnizimi në TS 10/0.4 kV me kod 32000003032.
Pa energji do të mbetet: Greikoci.
Arsyeja: Punime në projektin “TS Grikovci I” – vendosja e kabllos ABC.
Hasi – nga ora 09:00 deri në 17:00
Do të ndërpritet LP 10 kV J03 Hasi II (kodi: 30034003) nga NS 35/10 kV Pirana.
Pa energji do të mbesin: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabashi i Hasit, një pjesë e Krajkut, Kushnini, Lubizhda e Hasit, një pjesë e Lukinajt dhe Romaja.
Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i konzollave, izolatorëve dhe përçuesit në linjën ekzistuese.
Prizren – nga ora 09:00 deri në 16:00
Do të ndërpritet dalja 10 kV Zjarrfikësit J11 (kodi: 30033011) nga NS TS 35/10 kV Prizreni IV.
Pa energji do të mbesin: Rruga Kaçaniku, Rruga De Rada, Rruga Ibrahim Lutfiu, Rruga Joni dhe Rruga Tirana.
Arsyeja: Largimi i ormanit 0.4 kV, demolimi i shtëpizës ekzistuese dhe montimi i pajisjeve të dislokuara në blindën e përkohshme.
Zona e Atmaxhës dhe Nashecit – nga ora 08:30 deri në 17:00
Do të ndërpritet dalja 10 kV J14 Bodrumi (kodi: 30000014) nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1.
Pa energji do të mbesin: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazreku, Kojusha, Nasheci, Gurshiti, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III dhe Zymi.
Arsyeja: Furnizimi dhe instalimi i OPGË-së dhe vendosja e brinjëve të izolatorëve në LP 164-2 (L 124).
Mitrovicë
Vushtrri dhe rrethinë – nga ora 10:00 deri në 15:30
Do të ndërpritet dalja 10 kV J06 Novolani (kodi: 73000005) nga TS Vushtrria 2 110/10(20) kV.
Pa energji do të mbesin: Bukoshi, Rruga Bukurije Beqiri, Rruga Drenica, Navalan, Navalan I Ulët, Novalan, Novolan, Rruga Batalioni i Parë, Rruga Kajtaz Tahiri, Brusniku, Rruga Lidhja e Lezhës, Haxhi Zeka, Kolla, Vërnica, Rezniku, Velenica, Rruga Bajram Curri, Rruga Shyqyri Haziri, Mihaliqi, Shalësi, Shallci, Mehmet Kollari-Novolan, Rruga Elbasani, Dervari, Druari, Drvari, Hamdi Gashi, Rruga 17 Shkurti dhe Kçiqi i Madh.
Arsyeja: Punime në rrjet.
Gjakovë
Banjë dhe Gajrak – nga ora 10:00 deri në 15:30
Do të ndërpritet dalja 20 kV J05 Banja (kodi: 82082058) nga NS 35/10 kV Malisheva.
Pa energji do të mbesin: Rruga Gjergj Kastrioti–Skënderbeu, Banja dhe Gajraku.
Arsyeja: Eliminimi i defekteve dhe gjetjeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
Bellanicë dhe rrethinë – nga ora 10:00 deri në 15:30
Do të ndërpritet dalja 20 kV J03 Bellanica (kodi: 82082055) nga NS 35/10 kV Malisheva.
Pa energji do të mbesin: Rruga 605 Rilindja Kombëtare, Rruga 608 Hamdi Berisha, Balinca, Bardha, Bellanica, Javoti, Lladroci, Lladroviçi, Lubizhda, Lluzhnica, Ngucati, Seniku dhe Temeqina.
Arsyeja: Eliminimi i defekteve dhe gjetjeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
Gjilan
Stubëll dhe rrethinë – nga ora 10:00 deri në 15:30
Do të ndërpritet dalja 10 kV J01 Stublla (kodi: 61067001) nga TS 110/35/10 kV Vitia.
Pa energji do të mbesin: Stublla, Vërbovci, Gërnçari, Podgorci, gurthyesi-MISINI, gurthyesi-BENTAKOSI I RI, gurthyesi-MOGILLTE, fabrika e Ujësjellësit dhe Godeni.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë.
KEDS: Ndërprerjet janë të planifikuara
KEDS ka njoftuar se ndërprerjet lidhen me punime të planifikuara në rrjet dhe me ndërhyrje të nevojshme për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik.
Konsumatorët në këto zona këshillohen që të marrin parasysh oraret e planifikuara gjatë organizimit të aktiviteteve të tyre gjatë ditës.

