Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS publikon orarin e ndërprerjeve të rrymës për të martën

Qendra Info by Qendra Info
14/07/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 14 korrik 2026, do të realizohen punime të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik, projekte investive dhe krijimin e kushteve të sigurisë në disa rajone të Kosovës.

Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

Prishtinë

Në rajonin e Prishtinës ndërprerjet do të zhvillohen kryesisht nga ora 10:00 deri në 15:00, duke përfshirë daljet Baci Petrol, Llukar, Shaban Shala, Kodra e Trimave 11, Kodra e Trimave 7, Pompat dhe Qendra e Panaireve.

Pa energji elektrike do të mbesin zona si Bardhoshi, Truda, Milevci, Bërnica e Epërme, Llukari, Makovci, Sinidolli, pjesë të Kodrës së Trimave, Vranjevcit, Kolovicës, Shkabajt dhe dhjetëra rrugë e lagje të tjera të kryeqytetit.

Arsyeja e ndërprerjeve është mirëmbajtja e nënstacionit.

Podujevë

Nga ora 09:00 deri në 18:00, për shkak të punimeve investive do të mbesin pa energji elektrike Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerolli, Kunushefci, Burica, Gllamniku dhe Llapashtica e Ulët.

Fushë Kosovë

Nga ora 09:00 deri në 16:00, një pjesë e qytetit të Fushë Kosovës do të mbetet pa energji elektrike për shkak të ndërrimit dhe energjizimit të kabllove në rrjet.

Pejë

Në komunën e Pejës do të ketë ndërprerje në:

  • Klina (Jashanicë) nga 10:00 deri 15:30, ku përfshihen Pograxhi, Qupevi, Jellovci, Resniku, Jashanica dhe disa biznese.
  • Peja 2 – Dalja Loxha nga 09:00 deri 18:00, ku pa energji do të mbesin disa fshatra dhe një pjesë e lagjeve të qytetit.

Prizren

Nga 09:00 deri në 14:00, pa energji do të mbesin Lubizhda I, II dhe III, Lagjja Ahmetaj, Kamila, Bosch, Eda dhe Grupi i Bizneseve.

Në komunën e Dragashit, fshati Blaç do të ketë ndërprerje nga 11:00 deri në 13:00.

Ferizaj

Nga 11:00 deri në 12:30, ndërprerje do të ketë në një pjesë të Shtimes, si dhe në Reçak, Belinc, Carralevë, Topillë, Llanisht, Devetak, Grejqevc, Zborc, Pjetkreshticë, Dugë dhe Karaçicë.

Mitrovicë

Në komunën e Vushtrrisë, nga 10:00 deri në 15:30, pa energji do të mbesin Bahri Kuqi, Gojbulë, Studime, Sfaraqak, Skromë, Bozhlan, Gumnishtë dhe Begaj.

Gjakovë

Në rajonin e Gjakovës ndërprerje do të ketë:

  • Në komunën e Kamenicës, nga 11:00 deri në 14:00, ku përfshihen qyteti dhe dhjetëra fshatra përreth.
  • Në daljen Skivjan, nga 10:00 deri në 15:00, ku pa energji do të mbesin Biteshi, Dobrixha, Dujaka, Hereçi, Jasiqi, Novosella e Epërme dhe e Poshtme, Oseku, Plançori dhe Skivjani.

Gjilan

Nga 10:00 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë në Bunjakë (një pjesë), Marevc dhe zonën e Minierës, për shkak të mirëmbajtjes preventive të rrjetit.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve të prekur që të planifikojnë aktivitetet e tyre sipas orarit të publikuar dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin gjatë realizimit të punimeve, të cilat synojnë rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike.

Related

Previous Post

E marta me mot veror në Kosovë

Next Post

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Next Post
“Shtrenjtim deri në 32% nën qeverisjen Kurti: Rriten çmimet e importit dhe prodhimit në Kosovë”.

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.