KEDS ka njoftuar se gjatë së premtes, 21 gusht 2026, do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin elektrik në disa rajone të Kosovës. Për shkak të këtyre punimeve, konsumatorë në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjakovë do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike.
Ndërprerjet lidhen me punime për sigurinë e sistemit, mirëmbajtje preventive, projekte investive, vendosje të kabllove të reja dhe ndërhyrje të tjera teknike.
Prishtinë
Në rajonin e Prishtinës janë planifikuar disa ndërprerje:
- 10:00–11:30 – Marigona Residence, rruga Lagjja Marigona, Vol-KS Service, biznesi Kerasan, rruga Elez Berisha dhe Auto Foli Deari.
Arsyeja: Kontrollimi i mbrojtjes rele. - 09:00–14:00 – Hade, Hamidi, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc, Shipitullë, Grabovc, Plemetin-Xhemnicë, Bivolak dhe zona të tjera përreth.
Arsyeja: Vendosja e penguesve të shpendëve. - 11:00–14:00 – Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnja, Rakenica dhe Turuqica.
Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10 kV për siguri. - 11:00–15:00 – Zona të Emshirit, Kalabrisë, Arbërisë, rrugët Isuf Gërvalla, Raif Krasniqi, Rexhep Krasniqi, Shefqet Shkupi, Vëllezërit Topulli, Faik Konica dhe zona përreth.
Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit. - 08:30–18:00 – Bulevardi Bill Clinton, rrugët Bill Clinton, Musa Tolaj, Tirana, Bekim Fehmiu, Ali Vitia, zona e Lakrishtës dhe disa zona përreth.
Arsyeja: Vendosja në punë e kabllove të rinj dhe realizimi i sistemit unazor. - 08:30–18:00 – Zona të rrugëve Kosta Novakoviq, Driton Hoxha, Ramiz Sadiku, Tirana, Ukshin Hoti, Ferid Curri, Bill Clinton, Ahmet Krasniqi, Garibaldi, Luan Haradinaj, Jusuf Gërvalla, Tahir Zajmi, si dhe zona të tjera.
Arsyeja: Vendosja në punë e kabllove të rinj dhe realizimi i sistemit unazor.
Pejë
Nga ora 10:00 deri në 15:30 do të ketë ndërprerje në zona të Istogut dhe rrethinës, përfshirë:
Dobrushën, Gurakocin, një pjesë të Istogut, Kashicën, Llukavcin, Llukavcin e Begut, Lubovën, Prekallën, Prigodën, Ruhotin, Saradranin, Bllagacën, Drejën, Zhabllaqin, Koshën, Oprashkën, Osojanin, Shalinovicën, Trubohovcin, Tuqepin, Zallqin, si dhe lokalitete të tjera.
Ferizaj
- 11:00–13:00 – Vrellë e Goleshit, Medvegjë, Dobrajë e Madhe dhe e Vogël, Nekoc, Krojmir, Poturoc, Kojskë, Lipjan, Magurë, Qylagë, Rrezë, Blinajë, Sllovi, Gadime e Epërme, Harilaç, Sllatinë dhe zona të tjera.
Arsyeja: Mirëmbajtja e Transformatorit 2. - 10:00–15:30 – Rruga Kadri Zeka, Astrit Bytyqi, Aleksandër Mojsiu, Gazmend Zajmi, Esat Mekuli dhe Emin Duraku.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë. - 08:30–18:00 – Rruga e Bostonit, magjistralja Lipjan–Prishtinë dhe rruga UÇK.
Arsyeja: Vendosja në punë e kabllove të rinj dhe realizimi i sistemit unazor.
Mitrovicë
Në rajonin e Vushtrrisë, nga ora 11:00 deri në 16:00, do të ketë ndërprerje në disa zona, përfshirë Begajn, Gojbulën, Gumnishtën, Lagjen e Re, Studimen, Sfaraqakun, Martirajt, Karaçën, Mirashin, Shilovicën, Skromën, Bozhlanin, Kurilovën, Vesekovcin, Tërllabuqin dhe lokalitete të tjera.
Ndërprerja lidhet me energjizimin e një transformatori të ri, i cili nuk mund të realizohet pa përfundimin e pranimit teknik.
Gjakovë
- 08:00–12:00 – Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë, Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.
Arsyeja: Vendosja e mbrojtëseve nga shpezët në shtyllat e tensionit të mesëm. - 08:30–11:00 – Banjë dhe Gajrak, përfshirë rrugën 602 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Arsyeja: Montimi i pengesave për shpezë. - 11:00–12:00 – KRU Gjakova.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve në këto zona që ta kenë parasysh orarin e punimeve dhe të marrin masat e nevojshme gjatë ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.

