Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Komuna e Prishtinës propozon taksa të reja për bizneset, berberët dhe bankat me tarifë të njëjtë vjetore

Qendra Info by Qendra Info
02/06/2026
in Lajme
0
“Bizneset e Vogla” sot protestojnë para Komunës së Prishtinës
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Prishtinës ka nxjerrë në konsultim publik një draftrregullore të re, e cila parasheh vendosjen e tarifave komunale për 41 kategori të ndryshme aktivitetesh ekonomike, me vlera që variojnë nga 300 deri në 3.000 euro në vit.

Sipas propozimit, sallonet e floktarisë dhe shërbimet e tjera të bukurisë do të paguajnë nga 1.000 euro taksë vjetore, një shumë e barabartë me atë që është paraparë edhe për bankat dhe disa veprimtari të tjera profesionale.

Draftrregullorja përfshin sektorë të ndryshëm, si ndërtimtaria, tregtia, transporti, arsimi privat, shëndetësia private, aktivitetet sportive dhe shërbimet profesionale.

Tarifa më e lartë, prej 3.000 eurosh në vit, është propozuar për spitalet private dhe aktivitetet e specializuara private, si dhe për veprimtaritë që lidhen me mirëmbajtjen trupore.

Ndërkohë, ordinancat dentare dhe qendrat e thirrjeve (call center) do të paguanin nga 2.000 euro në vit nëse rregullorja miratohet në formën aktuale.

Edhe profesionet e lira janë përfshirë në skemën e re tarifore. Avokatët dhe noterët parashihet të paguajnë nga 1.000 euro në vit, ndërsa përmbaruesit privatë 700 euro. Aktivitetet e kontabilitetit, libërmbajtjes, auditimit dhe arkitekturës janë planifikuar të tarifohen me nga 500 euro.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Inovacion në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, ka sqaruar se dokumenti nuk është përfundimtar dhe se aktualisht ndodhet në fazën e konsultimeve publike.

Ai ka theksuar se deri më 24 qershor qytetarët, bizneset dhe grupet e interesit mund të paraqesin komente dhe propozime, të cilat do të shqyrtohen para finalizimit të rregullores.

Sipas Brahës, taksat janë propozuar për veprimtari që kanë ndikim në jetën urbane, krijojnë ngarkesë shtesë për infrastrukturën ose kërkojnë shërbime të veçanta nga komuna.

Draftrregullorja përmban edhe masa lehtësuese për bizneset e reja, të cilat do të liroheshin nga pagesa e taksës komunale gjatë vitit të parë të operimit. Po ashtu, bizneset e regjistruara në emër të grave do të përfitonin ulje prej 50 për qind të tarifës gjatë dy viteve të para pas themelimit.

Një nga propozimet që ka ngjallur më së shumti debat është vendosja e një tarife prej 10 eurosh për çdo person që nuk është rezident i Prishtinës dhe hyn me automjet në qendër të qytetit. Për vizitorët që kalojnë natën në kryeqytet, parashihet gjithashtu një tarifë prej 1 euro për person.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se procesi i konsultimeve publike do të mbetet i hapur deri më 24 qershor, ndërsa pas shqyrtimit të komenteve dhe sugjerimeve do të vendoset për versionin përfundimtar të rregullores.

Related

Previous Post

Rama u përgjigjet protestuesve për Zvërnecin: Nuk ka projekt për të anuluar, po kryhen ende studimet mjedisore

Next Post

Sulme të reja masive ruse në Ukrainë, të paktën 10 viktima në Kiev dhe Dnipro

Next Post
Sulme të reja masive ruse në Ukrainë, të paktën 10 viktima në Kiev dhe Dnipro

Sulme të reja masive ruse në Ukrainë, të paktën 10 viktima në Kiev dhe Dnipro

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.