Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme

Qendra Info by Qendra Info
01/03/2026
in Lajme
0
Rinia Demokratike do të zhvillojë aksion simbolik para Qeverisë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas operacionit ushtarak “Epic Fury” të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcat partnere kundër Iranit.

Në këtë takim është shqyrtuar situata e sigurisë ndërkombëtare dhe ndikimi i mundshëm i këtyre zhvillimeve në rajon dhe në Kosovë. Kryeministri Kurti ka ritheksuar qëndrimin e institucioneve të Kosovës se vendi mbetet i palëkundur në mbështetje të aleatëve strategjikë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit global.

Sipas njoftimit zyrtar, Republika e Kosovës, në përputhje me orientimin e saj euroatlantik dhe partneritetin e ngushtë me SHBA-të, mbështet veprimet e ndërmarra ndaj objektivave të regjimit iranian, duke i konsideruar ato si masa që synojnë parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë dhe kufizimin e kapaciteteve destabilizuese në rajon.

Në të njëjtën kohë, Kosova ka shprehur solidaritet me popullin e Iranit dhe aspiratat e tyre për liri, dinjitet dhe të drejta themelore.

Institucionet e Kosovës bëjnë të ditur se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa po monitorojnë nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe implikimet e mundshme për Kosovën dhe rajonin. Po ashtu, autoritetet kosovare janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

Në fund të njoftimit, qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë të qetë, të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe burimeve të besueshme dhe të mos bien pre e dezinformatave që mund të synojnë krijimin e panikut apo destabilizimin e vendit.

Republika e Kosovës thekson se mbetet një partnere e besueshme e komunitetit euroatlantik dhe do të vazhdojë të kontribuojë në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet global.

Related

Previous Post

Horoskopi i madh javor

Next Post

Arrestohen pesë persona në Skenderaj, dyshohen për krime lufte

Next Post
Aktakuzë ndaj M.A për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

Arrestohen pesë persona në Skenderaj, dyshohen për krime lufte

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.