Ushtruesja e Detyres së Presidentes njëherit dhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka njoftuar se dita e premte, 24 prill 2026, është shpallur Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.
Ky vendim vjen si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të Qosjes në kulturën, letërsinë dhe mendimin shqiptar, ku ai për dekada ishte një nga zërat më të fuqishëm intelektualë.
Përmes këtij akti, institucionet e Kosovës nderojnë figurën e tij si një autoritet i padiskutueshëm kulturor dhe akademik, i cili la gjurmë të thella në identitetin kombëtar.
Në heshtjen e kësaj dite zie, një komb i tërë përkulet përpara një mendjeje që foli fort… dhe do të vazhdojë të dëgjohet gjatë.

