Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ në fazën finale të numërimit, sot përmbyllet edhe procesi në Prishtinë

Qendra Info by Qendra Info
13/06/2026
in Lajme
0
KQZ në fazën finale të numërimit, sot përmbyllet edhe procesi në Prishtinë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të fletëvotimeve ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të mbyllet edhe numërimi në Prishtina, duke përfunduar kështu verifikimi i rezultateve në të gjitha komunat e Kosovës.

Në një konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se tashmë është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike.

“Sot do të përmbyllet edhe numërimi i fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Prishtinës, që njëkohësisht shënon përfundimin e procesit në të gjitha 28 komunat sa i përket verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave të kandidatëve për deputetë”, tha Elezi.

Sipas tij, në QNR kanë mbetur për t’u numëruar vetëm votat nga votimi përmes postës, votimi me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Elezi bëri të ditur se numërimi i votave nga diaspora do të zgjasë disa ditë, për shkak të volumit të madh të pakove që kanë arritur në KQZ.

Nga 23 kutitë postare të hapura për votimin me postë, janë tërhequr mbi 85,700 pako të supozuara me fletëvotime. Deri në fund të ditës së premte, mbi 60 mijë pako janë vlerësuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

Prej tyre, 59,973 pako janë aprovuar, ndërsa 2,244 janë refuzuar.

Sipas Elezit, arsyeja kryesore e refuzimit lidhet me mungesën e dokumentacionit të nevojshëm.

“Arsyeja më e shpeshtë për refuzim është mungesa e dëftesës së regjistrimit. Në 2,066 raste ka munguar ky dokument, i cili përmban të dhëna unike dhe i dërgohet votuesit të regjistruar nga KQZ”, sqaroi ai.

Paralelisht, KQZ po përgatitet edhe për numërimin e votave me kusht, proces që përfshin 52 vendvotime me kusht, ku janë evidentuar 8,751 votues.

Po ashtu, do të numërohen edhe votat e personave me nevoja të veçanta, ku përmes ekipeve mobile janë regjistruar 3,144 votues.

Para nisjes së këtij procesi, KQZ po kryen skanimin e listave të votuesve të përdorura në vendvotimet e rregullta, me qëllim identifikimin e rasteve eventuale të votimit të dyfishtë.

Related

Previous Post

Britania teston sonoboo të ri për dronë anti-nëndetëse, synon forcimin e mbikëqyrjes në Atlantikun e Veriut

Next Post

Enver Hasani: Presidenti duhet të zgjidhet para Qeverisë, posti i kreut të shtetit është vakant

Next Post
Hasani: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kufizuan manovrimin politik

Enver Hasani: Presidenti duhet të zgjidhet para Qeverisë, posti i kreut të shtetit është vakant

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.