Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Mbi 400 milionë euro nga Plani i Rritjes dhe IPA, 40 milionë euro nuk u përfituan

Qendra Info by Qendra Info
25/09/2026
in Lajme
0
Kurti: Mbi 400 milionë euro nga Plani i Rritjes dhe IPA, 40 milionë euro nuk u përfituan
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë të premten në Mbledhjen e Dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, në funksionin e Komitetit Drejtues për Planin e Rritjes, ku u diskutua për zbatimin e reformave, projektet investuese dhe programet IPA.

Kurti bëri të ditur se më 15 korrik Qeveria i ka dorëzuar Komisionit Evropian raportin e parë zyrtar për zbatimin e Agjendës së Reformave, së bashku me kërkesën për lirimin e fondeve nga Plani i Rritjes.

Sipas tij, deri më 30 qershor janë zbatuar dhe raportuar 20 hapa reformash, me vlerë prej 153.3 milionë euro në fonde të Bashkimit Evropian. Ai tha se aktualisht Komisioni Evropian është duke e vlerësuar raportin, pas së cilës pritet të merret vendimi për lirimin e mjeteve.

Kurti njoftoi gjithashtu se në fillim të javës së ardhshme Kuvendit do t’i përcillen tri marrëveshje ndërkombëtare për programet IPA, përfshirë dy amendamente për projektet IPA 2021 dhe IPA 2022, si dhe Marrëveshjen Financiare IPA 2026-2027. Sipas tij, nga këto marrëveshje Kosova pritet të përfitojë 258 milionë euro.

“Mbledhur së bashku nga Plani i Rritjes dhe IPA janë mbi 400 milionë euro që Kosova do të përfitojë për qeverisje të mirë e zbatim të reformave drejt anëtarësimit në BE”, tha Kurti.

Megjithatë, ai tha se nga 13 reformat e parapara për afatin e 30 qershorit, gjashtë nuk janë zbatuar në kohë. Sipas tij, për pasojë nuk janë përfituar mbi 40 milionë euro nga 90.7 milionë eurot e parapara për atë afat.

Kurti ia atribuoi mosrealizimin e këtyre mjeteve bllokadës në Kuvend, duke thënë se pamundësia për miratimin e ligjeve ka ndikuar në përmbushjen e kushteve të përcaktuara në Planin e Rritjes.

Ai tha se 22 reforma të tjera, me vlerë prej 131.4 milionë euro në fonde të BE-së, kanë afat deri në fund të dhjetorit. Sipas tij, tetë prej tyre kërkojnë miratimin e projektligjeve në Kuvend, ndërsa bëhet fjalë për gjithsej 10 projektligje që kanë afat deri më 31 dhjetor 2026.

“Nëse Kuvendi do të jetë funksional, reformat dhe mjetet e dedikuara për to nuk do të humben”, deklaroi kryeministri.

Në fjalën e tij, Kurti foli edhe për situatën institucionale në vend dhe afatin për zgjedhjen e presidentit. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Kurti deklaroi se, në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Ai i cilësoi zgjedhjet e reja si “të panevojshme e të kushtueshme” dhe tha se Kuvendi aktual mund ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Kuvendi është pushtet i ndarë nga qeveria. Është një nga tri shtyllat e pushtetit në shtet demokratik”, tha Kurti, duke kërkuar që institucionet të funksionojnë në mënyrë që të mos humben fondet e lidhura me reformat evropiane.

Në përfundim të mbledhjes, Kurti ia dha fjalën Koordinatorit Kombëtar për Reforma të Planit të Rritjes për prezantimin e gjendjes së reformave dhe projekteve investuese në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Related

Previous Post

Hamza: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë prioritet shtetëror

Next Post

Rama nga New Yorku: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Thaçin

Next Post
Rama nga New Yorku: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Thaçin

Rama nga New Yorku: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Thaçin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.