Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti pas nominimit për kryeministër: “Është detyrim historik, s’na ndal askush”

Qendra Info by Qendra Info
09/05/2026
in Lajme
0
Kurti pas nominimit për kryeministër: “Është detyrim historik, s’na ndal askush”
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Albin Kurti, ka mbajtur sot një fjalim para Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje, pasi u rikandidua për postin e kryeministrit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Emri i Kurtit u propozua nga Albulena Haxhiu dhe kandidatura e tij u miratua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.

Në fjalimin e tij, Kurti përmendi arritjet e qeverisë gjatë viteve të fundit, duke veçuar rritjen ekonomike, shtesat sociale, shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit dhe luftimin e propagandës serbe.

Ai tha se mbështetja për Vetëvendosjen është në rritje dhe u shpreh optimist për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme.

“Nga shkurti deri në dhjetor jemi rritur për 10 për qind. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm deri në qershor, mund t’i afrohemi edhe 60 për qindëshit. Nëse punojmë me sinqeritet dhe siç dimë ne, kjo është e arritshme”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, vendi nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja kaq shpejt, duke akuzuar opozitën për bllokim të institucioneve.

“Ne nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja kaq shpejt. Duket se një strateg që vepron nga hija po i drejton veprimet opozitare dhe po i konsideron zgjedhjet si të domosdoshme. Përballë nesh është një opozitë që e ka kuptuar se nuk mund ta mposhtë popullin, prandaj po e bllokon shtetin”, u shpreh ai.

Kurti e cilësoi rikandidimin e tij si “detyrim historik”, duke shtuar se askush nuk mund ta ndalë rrugëtimin politik të partisë që ai drejton.

Related

Previous Post

Abdixhiku: Kosova po udhëhiqet nga ushtrues detyre në çdo institucion

Next Post

Putin sulmon NATO-n në paradën e Moskës: “Fitorja në Ukrainë do të jetë e jona”

Next Post
Putin sulmon NATO-n në paradën e Moskës: “Fitorja në Ukrainë do të jetë e jona”

Putin sulmon NATO-n në paradën e Moskës: “Fitorja në Ukrainë do të jetë e jona”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.