Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti përkujton Astrit Deharin në 10-vjetorin e vdekjes: Ende mungojnë e vërteta dhe drejtësia

Qendra Info by Qendra Info
05/11/2026
in Lajme
0
Kurti përkujton Astrit Deharin në 10-vjetorin e vdekjes: Ende mungojnë e vërteta dhe drejtësia
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me familjarët e Astrit Deharit, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te varri i tij, në 10-vjetorin e vdekjes në burgun e Prizrenit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se, edhe pas dhjetë vjetësh, ende nuk është zbardhur rasti dhe nuk është vënë drejtësia në vend.

“Dhjetë vjet më vonë ne ende nuk e dimë emrin e vrasësit, ndërkohë që pesë prokurorë janë ndërruar përgjatë rastit dhe qysh në orët e para pas mbytjes së tij u patën nxituar institucionet e sigurisë e drejtësisë të japin konstatime para hetimeve”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se deri më tani askush nuk është akuzuar, arrestuar, gjykuar apo dënuar lidhur me rastin e Deharit.

Kurti e ka kujtuar Astrit Deharin si aktivist të përkushtuar, student shembullor dhe të angazhuar në organizim e politikë, duke thënë se kontributi i tij vazhdon të shërbejë si udhërrëfyes.

Në fund, Kurti ka ritheksuar se institucionet dhe zyrtarët shtetërorë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë për zbardhjen e rastit dhe vendosjen e drejtësisë.

“Lavdi Astritit për gjithë angazhimin dhe kontributin e tij, të cilin e kemi udhërrëfyes sot e kësaj dite dhe do ta kemi për jetë e mot!”, ka përfunduar Kurti.

Related

Previous Post

Konjufca: Grupi punues për strategjinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së mblidhet të shtunën

Next Post

Rama për progresraportin e KE-së: Moment historik për Shqipërinë, historia nuk do të na e falte një dështim

Next Post
Rama për progresraportin e KE-së: Moment historik për Shqipërinë, historia nuk do të na e falte një dështim

Rama për progresraportin e KE-së: Moment historik për Shqipërinë, historia nuk do të na e falte një dështim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.