Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti takon përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës: “Bashkëpunimi është i domosdoshëm”

Qendra Info by Qendra Info
16/09/2026
in Lajme
0
Kurti takon përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës: “Bashkëpunimi është i domosdoshëm”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit përfaqësues politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në fokus të takimit ishin të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe forcimi i përfaqësimit të tyre, veçanërisht në Kuvendin e Serbisë.

Në ditën e dytë të punës si kryeministër i rizgjedhur, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me përfaqësues të subjekteve politike dhe institucioneve shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Në takim morën pjesë Shaip Kamberi nga PVD-ja, Visar Memeti nga APN-ja, Shqiprim Musliu nga LPD-ja, Sami Salihu nga LR-ja, Armend Aliu nga AL-ja, Sali Salihu nga PD-ja, Agim Sabedini nga PDSH-ja dhe Naser Aziri nga UDSH-ja.

Të pranishëm ishin gjithashtu kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, si dhe Arben Ferati nga Medvegja.

Kurti tha se takimi ishte mundësi për të dëgjuar qëndrimet e përfaqësuesve shqiptarë dhe për të diskutuar sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë.

Sipas tij, një nga çështjet kryesore është bashkërendimi politik për mbrojtjen e të drejtave dhe forcimin e përfaqësimit të shqiptarëve, veçanërisht atij parlamentar.

“Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për bashkëpunim e përgjegjësi të përbashkët. Dallimet partiake janë pjesë e demokracisë, por interesi i qytetarëve duhet të jetë pikëtakimi i angazhimit të të gjithëve”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri tha se mbështetja për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mbetet një zotim i Qeverisë së Kosovës.

“Do të jemi pranë tyre në mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen e identitetit dhe përmirësimin e jetës së përditshme”, u shpreh Kurti.

Related

Previous Post

Rritet paga për punëtorët shqiptarë në Gjermani: 15.33 € në orë nga shtatori, ja sa do të bëhet në 2027

Next Post

🔴 LIVE | Transmetim direkt nga Haga – Vendimi per

Next Post
Live

🔴 LIVE | Transmetim direkt nga Haga - Vendimi per

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.