Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 10:00, këto janë pikat e rendit të ditës

Qendra Info by Qendra Info
15/10/2026
in Lajme
0
Kuvendi miraton me 99 vota Deklaratën për Specialen, zgjidhet edhe Vlora Çitaku
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, me disa çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe shqyrtimin e legjislacionit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, deputetët do të shqyrtojnë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Rendi i plotë i ditës

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  3. Pyetjet parlamentare.
  4. Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
  5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës: dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.
  6. Shqyrtimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Seanca pritet të trajtojë çështje të rëndësishme për funksionimin e institucioneve të pavarura dhe përbërjen e komisioneve parlamentare, krahas ndryshimeve të propozuara në legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Related

Previous Post

51 policë të lënduar gjatë protestës në Tiranë, disa prej tyre po trajtohen në Spitalin Ushtarak

Next Post

Financial Times: SHBA propozon zhbllokimin e disa aseteve ruse, kundërshtohet nga evropianët

Next Post
Financial Times: SHBA propozon zhbllokimin e disa aseteve ruse, kundërshtohet nga evropianët

Financial Times: SHBA propozon zhbllokimin e disa aseteve ruse, kundërshtohet nga evropianët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.