Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi i Skenderajt miraton njëzëri deklaratën “Jo në emrin tim” për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
29/09/2026
in Lajme
0
Kuvendi i Skenderajt miraton njëzëri deklaratën “Jo në emrin tim” për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka miratuar njëzëri propozimin për deklaratën “Jo në emrin tim”, e cila shpreh kundërshtimin ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Sami Lushtaku, i cili tha se propozimi i tij është mbështetur nga të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal.

Sipas Lushtakut, përmes kësaj deklarate shprehet solidariteti me familjet e ish-krerëve të UÇK-së dhe ritheksohet qëndrimi se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe çlirim.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Skenderajt për mbështetjen njëzëri të propozimit tim për miratimin e Deklaratës ‘JO NË EMRIN TIM’”, ka shkruar Lushtaku.

Ai e ka cilësuar votimin unanim si dëshmi të qëndrimit të përbashkët të Kuvendit Komunal dhe qytetarëve të Skenderajt.

“Ky votim i njëzëshëm është një dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve të Skenderajt: ‘JO NË EMRIN TIM!’”, ka deklaruar Lushtaku.

Në fund, ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që e mbështetën deklaratën.

Related

Previous Post

PDK kërkon që Qeveria ta sjellë urgjentisht në Kuvend projektligjin për Dhomat e Specializuara

Next Post

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin mbi 161 milionë euro për vitin 2027

Next Post
Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin mbi 161 milionë euro për vitin 2027

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin mbi 161 milionë euro për vitin 2027

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.