Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi nis seancën e jashtëzakonshme, miratohet në lexim të dytë Ligji për Dhomat e Specializuara

Qendra Info by Qendra Info
06/10/2026
in Lajme
0
Kuvendi nis seancën e jashtëzakonshme, miratohet në lexim të dytë Ligji për Dhomat e Specializuara
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme, pasi në fillim të seancës u konstatua se në sallë janë të pranishëm 89 deputetë.

Pas konstatimit të kuorumit, është hapur seanca e jashtëzakonshme, me pikën e parë të rendit të ditës: shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka paraqitur punën e komisionit, duke bërë të ditur se projektligji është shqyrtuar dhe miratuar nga komisioni. Ai ka propozuar që Kuvendi ta miratojë projektligjin.

Fillimisht është hedhur në votim amendamenti i parë, i cili është miratuar me 90 vota për.

Më pas, deputetët kanë votuar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Projektligji është miratuar në lexim të dytë me 88 vota për.

Pas përfundimit të kësaj pike të rendit të ditës, Kuvendi pritet të vazhdojë me pikën tjetër, atë të zgjedhjes së presidentes së Kosovës.

Related

Previous Post

Hamza pranon Justina Shiroka-Pulën për presidente, PDK propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate

Next Post

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës me 81 vota

Next Post
Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës me 81 vota

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës me 81 vota

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.