Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lajm i mirë për bashkëatdhetarët tanë në Austri: Rriten pagat deri në 1,690 euro më shumë në vit për mijëra punëtorë

Qendra Info by Qendra Info
17/06/2026
in Lajme
0
Deri në 1,200 euro lehtësim tatimor për punonjësit në Austri
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm pozitiv vjen për shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Austri, veçanërisht për ata të angazhuar në sektorët e ndërtimit, pllakave, drurit dhe industrisë kimike. Sipas marrëveshjeve të reja kolektive mes sindikatave dhe punëdhënësve, mijëra punëtorë do të përfitojnë rritje page gjatë vitit 2026.

Rreth 16,500 punonjës në sektorin e ndërtimit do të përfitojnë nga një rritje page prej 3.5%, pas marrëveshjes mes sindikatës GBH dhe punëdhënësve.

Kush përfiton më shumë?

Rritja prek sidomos profilet ku punojnë edhe shumë shqiptarë në Austri, si:

  • Muratorë dhe punëtorë ndërtimi
  • Shtrues pllakash (keramistarë)
  • Fasaderë
  • Punues druri dhe mobilierë
  • Montues dritaresh dhe dyersh
  • Punëtorë në renovime dhe interior

Një punëtor i kualifikuar në ndërtim do të marrë deri në 1,690 euro bruto më shumë në vit, ndërsa punuesit e pllakave rreth 1,550 euro më shumë në vit.

Edhe industria kimike me rritje page

Lajme të mira ka edhe për ata që punojnë në fabrika, industri prodhuese, laboratorë dhe sektorin kimik, ku përfshihen rreth 50,000 punonjës në Austri.

Sipas marrëveshjes së re:

  • pagat rriten me 1.8% retroaktivisht nga 1 maji 2026
  • maksimumi i rritjes arrin deri në 100 euro më shumë në muaj
  • punëtorët marrin edhe 300 euro pagesë të njëhershme ose alternativisht 1 ditë pushim shtesë

Bonus edhe për praktikantët dhe familjet

Marrëveshja parashikon edhe:

  • 150 euro bonus për praktikantët me rezultate të shkëlqyera
  • 100 euro bonus për rezultate të mira
  • 1 javë pushim shtesë me pagesë për prindërit me fëmijë me aftësi të kufizuara

Në një kohë kur kostoja e jetesës, qiraja dhe shpenzimet mujore në Austri vazhdojnë të rriten, kjo rritje page konsiderohet një lehtësim i rëndësishëm për shumë familje shqiptare.

Për bashkëatdhetarët tanë mesazhi është i qartë: nëse punoni në bau, renovim, industri, prodhim ose sektor teknik, kontrolloni kontratën tuaj kolektive — rritja mund të prekë drejtpërdrejt edhe pagën tuaj.

Related

Previous Post

Si ta përgatisni vajin tuaj të magnezit në shtëpi

Next Post

Derivatet në Kosovë më lirë sot: Nafta bie me 2 centë, benzina dhe gazi pa ndryshim

Next Post
Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

Derivatet në Kosovë më lirë sot: Nafta bie me 2 centë, benzina dhe gazi pa ndryshim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.