Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lladrovci sfidon drejtuesit e PDK-së: “Nëse shpallen zgjedhjet nesër, hyj menjëherë – do ta thyej në kurriz PDK-në”

Qendra Info by Qendra Info
04/11/2025
in Lajme
0
EKSKLUZIVE: Qendra.Info mëson se Ramiz Lladrovi mund të garojë me listë të vet në zgjedhjet e ardhshme nacionale
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lëshuar një deklaratë të fortë politike duke paralajmëruar se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje të përgjithshme nëse presidentja e vendit shpall datën edhe nesër.

Në një intervistë në emisionin Debat Plus, Lladrovci ka thënë se do të sfidojë drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike të Kosovës, nëse, siç u shpreh ai, partia “nuk reflekton”.

“Nëse presidentja vendos për zgjedhje nesër, nesër më keni në zgjedhje. Po, kam me e thy në kurriz. Nëse lidershipi i PDK-së nuk reflekton – jo Partia Demokratike – kam me e thy në kurriz”,
deklaroi Lladrovci gjatë debatit.

Sipas tij, mungesa e përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Drenasit e ka shtyrë të mendojë seriozisht për një inicativë të re politike, përmes së cilës synon të garojë në zgjedhje nacionale.

“Unë jam duke punuar me njerëzit më të ndershëm e më të mirë të këtij vendi për t’u ofruar diçka ndryshe qytetarëve,”
tha ai, duke akuzuar lidershipin aktual të PDK-së për, siç u shpreh, “mosdije në rolin opozitar ndaj qeverisë së Albin Kurtit për pesë vite me radhë”.

Deklaratat e Lladrovcit kanë ngjallur reagime brenda opinionit politik, pasi përbëjnë një nga kritikat më të drejtpërdrejta ndaj strukturës aktuale të PDK-së nga brenda partisë.
Analistët vlerësojnë se ky qëndrim mund të sinjalizojë çarje të reja të brendshme brenda partisë më të madhe opozitare në vend, veçanërisht në prag të mundshëm të një cikli të ri zgjedhor.

Related

Previous Post

Mot me reshje dhe ulje temperaturash në Kosovë dhe rajon

Next Post

Zelenskyy: Ukraina merr më shumë sisteme Patriot nga SHBA dhe Gjermania — kërkon më shumë mbështetje perëndimore

Next Post
Ukraina dhe SHBA-të përgatisin kontratën për 25 sisteme “Patriot” – Zelensky: “Gjithçka varet nga vullneti politik”

Zelenskyy: Ukraina merr më shumë sisteme Patriot nga SHBA dhe Gjermania — kërkon më shumë mbështetje perëndimore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.