Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lutfi Haziri: Pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
18/07/2026
in Lajme
0
Lutfi Haziri: Synojmë rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kritikave dhe komenteve që, sipas tij, i bëhen vazhdimisht partisë, duke theksuar se LDK-ja u takon anëtarëve të saj dhe jo funksionarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri tha se i kupton ata që japin këshilla për mënyrën se si duhet të veprojë LDK-ja, por shtoi se e di se për çfarë agjendash bëhen këto komente.

“LDK i takon anëtarësisë e jo funksionarëve”, shkroi ai, duke shtuar se partia është në gjendje t’i përballojë sfidat politike përmes debatit të brendshëm, marrëveshjeve politike dhe demokracisë së brendshme.

Haziri vlerësoi se zhvillimet politike pas pavarësisë dhe pas periudhës së Ibrahim Rugovës kanë dëshmuar rëndësinë e LDK-së në skenën politike.

“Periudha post-independente dhe post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu: që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje”, deklaroi ai.

Sipas Hazirit, stabiliteti dhe normalizimi i Republikës së Kosovës kalojnë përmes rolit të LDK-së, ndërsa theksoi se partia ka detyrim ndaj anëtarësisë dhe të ardhmes së vendit.

Ai gjithashtu u shpreh i bindur se rikthimi i fuqishëm i LDK-së do të realizohet përmes një marrëveshjeje të gjerë politike, pa cenuar demokracinë e brendshme të partisë.

Në fund të reagimit, Haziri rikujtoi rolin historik të LDK-së, duke thënë se ajo ishte forca që udhëhoqi ringritjen e shoqërisë kosovare në periudha të vështira dhe mbetet një faktor i rëndësishëm në jetën politike të vendit.

Related

Previous Post

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, nafta arrin në 1.63 euro për litër

Next Post

Trump intensifikon presionin mbi sistemin zgjedhor amerikan, kritikon Kongresin dhe shtetet

Next Post
Pentagoni: Operacionet kundër Iranit po ecin sipas planit, Senati refuzon kufizimin e kompetencave të Trump

Trump intensifikon presionin mbi sistemin zgjedhor amerikan, kritikon Kongresin dhe shtetet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.