Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Mediat braziliane zbulojnë prapaskenat e largimit të Silvinjos, “vendimin e mori Duka”

Qendra Info by Qendra Info
20/05/2026
in Sport
0
Mediat braziliane zbulojnë prapaskenat e largimit të Silvinjos, “vendimin e mori Duka”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i Silvinjos nga drejtimi i Kombëtares shqiptare duket se nuk ka qenë aq paqësor sa u paraqit publikisht. Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit foli për një ndarje “me mirëkuptim”, mediat braziliane raportojnë një version krejt tjetër.

Sipas të përditshmes braziliane Gazeta Esportiva, ishte FSHF ajo që vendosi të mos vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin brazilian, me vendimin final që, sipas raportimit, është marrë nga presidenti Armand Duka.

“Silvinjo largohet nga posti i trajnerit të kombëtares shqiptare pasi federata vendosi të mos ia rinovojë kontratën. Vendimi u mor nga Armand Duka dhe faktori kryesor ishte dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026”, shkruan media braziliane.

Silvinjo i dha këtë të martë lamtumirën zyrtare Shqipërisë, pas tre vitesh e gjysmë në krye të kuqezinjve, duke u takuar për herë të fundit në Tiranë me kreun e FSHF-së.

Trajneri brazilian largohet pasi drejtoi Shqipërinë në një nga periudhat më të rëndësishme të viteve të fundit, por dështimi për të siguruar një biletë në Botërorin 2026 duket se ka peshuar rëndë në vendimin final.

Pas mbylljes së aventurës me Shqipërinë, Silvinjo pritet të nisë kërkimin për një sfidë të re në karrierën e tij si trajner.

Related

Previous Post

Putin në Pekin: Marrëdhëniet me Kinën në nivel të paparë, Xi: Lidhja jonë është e palëkundur

Next Post

Google prezanton Gemini 3.5 Flash, pretendon se është 4 herë më i shpejtë se rivalët

Next Post
Google prezanton Gemini 3.5 Flash, pretendon se është 4 herë më i shpejtë se rivalët

Google prezanton Gemini 3.5 Flash, pretendon se është 4 herë më i shpejtë se rivalët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.