Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 23 maj 2026.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar 1.63 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.55 euro për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar 0.75 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme.
Qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre për shkelje të çmimeve përmes platformave zyrtare të mbrojtjes së konsumatorit ose në linjat e kontaktit të institucioneve përgjegjëse.

