Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

100 ditë në MINT: Kusari prezanton reforma, investime dhe mbështetje për bizneset

Qendra Info by Qendra Info
23/05/2026
in Lajme
0
100 ditë në MINT: Kusari prezanton reforma, investime dhe mbështetje për bizneset
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ka prezantuar punën e 100 ditëve të para të ministrisë, duke theksuar reformat ekonomike, investimet industriale, mbështetjen për bizneset dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë konferencës për media, Kusari tha se kjo periudhë është karakterizuar nga hapa konkretë në avancimin e legjislacionit ekonomik dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik.

Sipas saj, ndër arritjet kryesore janë ratifikimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me EFTA-n dhe protokolleve të CEFTA-s që lidhen me lehtësimin e tregtisë, shërbimet dhe zgjidhjen e kontesteve. Ajo njoftoi po ashtu se është miratuar Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në rast krizash ekonomike, ndërsa është proceduar edhe Projektligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Në sektorin industrial dhe investimeve, ministrja bëri të ditur se janë siguruar mbi 30 milionë euro investime për zhvillimin e parqeve industriale.

“Janë nënshkruar marrëveshje për zhvillimin e parqeve industriale në Mitrovicë, Lipjan, Drenas, Podujevë dhe Shtime, ndërsa kanë filluar përgatitjet edhe për Parkun Industrial në Gjilan”, deklaroi ajo.

Kusari theksoi gjithashtu se janë mbështetur 54 biznese përmes skemave të granteve që përfshijnë digjitalizimin, inovacionin, certifikimin dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Në kuadër të promovimit të eksporteve, sipas saj, janë mbështetur 55 ndërmarrje në panaire ndërkombëtare në Gjermani, Francë, Zvicër, Turqi dhe Itali, ndërsa janë promovuar mbi 1.100 produkte “Made in Kosova”.

Ajo foli edhe për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e tregut, duke nënvizuar vendosjen e marzhës së fitimit dhe çmimit maksimal për derivatet e naftës, si dhe rritjen me 35 për qind të inspektimeve dhe trajtimit të ankesave.

Sipas ministres, një fokus i veçantë gjatë kësaj periudhe i është kushtuar digjitalizimit të shërbimeve dhe reformave institucionale.

“Këto 100 ditë kanë qenë intensive për zhvillim ekonomik, forcim të sektorit privat dhe krijim të mundësive të reja për qytetarët dhe bizneset e Kosovës”, tha Kusari.

Ajo shtoi se ministria do të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punës me synimin për ta bërë Kosovën më konkurruese dhe më të integruar në tregjet evropiane dhe globale.

Related

Previous Post

MINT publikon çmimet e reja të derivateve: Dizeli 1.63 euro për litër

Next Post

Bloomberg: BE paralajmëron Serbinë për afrim me Kinën, Vuçiç pranë “vijës së kuqe”

Next Post
Bloomberg: BE paralajmëron Serbinë për afrim me Kinën, Vuçiç pranë “vijës së kuqe”

Bloomberg: BE paralajmëron Serbinë për afrim me Kinën, Vuçiç pranë “vijës së kuqe”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.